26,04,2024

Prishtinë: Dy të plagosur me armë, gjendja e njërit është e rëndë

Must Read

plagosje

Rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku për pasojë të plagosur kanë mbetur dy veta, njofton Klan Kosova.

Rasti saktësisht ka ndodhur në rrugën afër disa lokaleve në rrugën që shpie nga PTK drejt Termokos.

Klan Kosova merr vesh se njëri është në gjendje të rëndë pas plagëve që ka marrë në bark, kurse tjetri ka marrë plagë të lehta, pasi që është goditur në këmbë.

Lajmin për emisionin Ora e Fundit e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në emergjencë Naser Syla.

“Gjendja e tyre është e rëndë, njëri është në operacion dhe ka plagë të rënda”.

“Ndërsa gjendja e personit tjetër është më stabile”.

“Dy pacientët kanë pasur nga një plagë, por kanë qenë plagë në vende të papërshtatshme”.

Syla i ka thënë Klan Kosovës se operacioni i njërit pacient është duke vazhduar akoma, ndërsa për pacientin tjetër është duke vazhduar trajtimi në emergjencë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img