28,03,2024

Presidenti Thaçi dekoron deputetin Danush Ademi me Medalje Presidenciale

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në prag të Ditës Kombëtare të Ashkalinjve ka pritur për  një vizitë përfaqësuesit e komuniteti.

Në një publikim të tij në facebook, Thaçi ka thënë se ky komunitet po jep kontribut në forcimin e Kosovës shumëetnike ndërsa edhe dekoroi deputetin Danush Ademin me Medalje Presidenciale, njofton Klan Kosova.

”Në prag të Ditës Kombëtare të Ashkalinjve prita përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti, të cilët çdo ditë japin kontribut për forcimin e Kosovës sonë shumetnike. Institucionet tona do të jenë gjithmonë të angazhuara për promovimin e të drejtave të barabarta për të gjitha komunitetet.

Po ashtu, deputetin Danush Ademi, i cili ka dhënë kontribut shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës, e dekorova edhe me Medaljen Presidenciale.

Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime etnike apo fetare dhe secili duhet të ndjehet i lirë dhe i barabartë. HTH”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img