19,04,2024

“Presidenti nuk mund t’i japë afat Kurtit, por mund ta mandatojë LDK’në për formimin e qeverisë”

Must Read

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë që Kurti nuk ka një afat të caktuar për ti kthyer përgjigje presidentit.

Nuk kanë aspak miqësi mes vete. Por, pavarësisht kësaj Hashim Thaçi për të katërtën herë ia ka drejtuar një letër Albin Kurtit.

Presidenti i vendit po kërkon nga kreu i Vetëvendosjes, që sa më parë t’ia dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër.

E në letrën e fundit, Thaci ka përmendur edhe një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, ku përmendet refuzimi i mandatit.

Por, ky paragraf i cituar nga presidenti nuk e kushtëzon në kohë Albin Kurtin për të dorëzuar madndatarin.

Të paktën kështu thotë profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Mendim të njëjtë ka edhe njohësi i rrethanave politike në vend, Armend Muja.

Mazllum Baraliu sqaron edhe skenarin e dytë në rast se Kurti dështon të formojë qeverinë.

Kësaj radhe sipas tij mandati në dorë e ka partia e dytë që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, ndryshe mendon Armend Muja.

Ai thotë se presidenti ka krijuar një traditë në dhënien e mandatarit, rrjedhimisht i bie që edhe për herë të dytë Thaçi duhet t’ia ofrojë mundësinë Kurtit jo LDK-së.

Ndërkohë, Vetëvendosje nuk i ka kthyer përgjigje letrës së presidentit as këtë të shtunë, sipas një deklarate të mëhershme të kësaj partie, Kurti shumë shpejt do i dërgoj Thaçit emrin e mandatarit për kryeministër.

Ndërkohë takimet e Kurtit me Mustafën në tentative për të arritur një marrëveshje janë ndërprerë të enjten, pa ndonjë njoftim se kur mund të vazhdojnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img