25,04,2024

Presheva sfidon Beogradin, mbushet me flamuj kuq e zi

Must Read

Kudo në Luginë sot ka pasur akte demonstrative të vendosjes së simbolit kombëtar njofton Presheva.com. Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, që nga orët e hershme të mëngjesit është vendosur flamuri kombëtar në ndërtesën e komunës në qendër të Preshevës.

Festën me flamuj kombëtarë kuq e zi, e nisur mbrëmë disa të rinj në një fshat afër qytetit të Preshevës. Edhe pas vendimit të gjykatës së Vranjës për të dënuar një funksionar partiak me 1 mijë euro gjobë, por edhe imamin e një fshati të Preshevës, pasi e ka vendosur vitin e shkuar, dy të rinj kanë vendosur flamurin e Autokthonous në xhaminë e fshatit Geraj në Preshevë dhe më pas e kanë shpërndarë atë me krenari në rrjetet sociale.

Në një mesazh në faqen e presheva.com të rinjtë shkruajnë: “Jemi dy të rinj të Gerajve dhe sonte e kemi vendosur flamurin në xhaminë e fshatit dhe pse jo në Minare pasi dera ishte e mbyllur për shkaqe sigurie nga imam ii xhamisë, i cili u dënua vitin e shkuar nga shkiet pasi e vuri flamurin në minare. Ne nuk do të ndalojmë sërish do ta vendosim flamurin këtu”.

Fshati Geraj njihet si një katund rebel dhe që gjithmonë ka treguar rezistencë ndaj pushtetit serb dhe në verën e vitit 2001 ka qenë baza e mbështetjes së rezistencës së armatosur së UÇPMB-së. Simboli kombëtar, në Festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar ishte vendosur në xhami nga imami Hafëz Nexhatiu, por ai u gjobit me 300 euro.

Ndërkaq në komunën e Preshevës, flamuri është ngritur dhe valëvitur që në orët e para të mëngjesit si shenjë legjitimiteti e vullnetit shqiptar. Tani duhet pritur reagimet e Beogradit. Por në mediat serbe që në mëngjes ka pasur lajme për këtë gjë duke e cilësuar sfidë ligjore.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img