Ferizaj

Pothuajse gati, nënkalimi për vetura e këmbësorë në fshatin Varosh – pjesë e projektit “Bashkimi i Qytetit”


Publikuar më:


Këtë mesditë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, shoqëruar edhe nga ekspertë të infrastrukturës e planifikimit urban, ndoqën punimet përfundimtare që po kryhen në veprën madhore infrastrukturore, atë të ndërtimit të nënkalimit për vetura e këmbësorë në fshatin Varosh, pjesë kjo integrale e projektit të transformimit urban “Bashkimi i Qytetit”.

Një pamje krejtësisht e re, me shije e bukuri për gjithë zonën, punime cilësore e zgjidhje afatgjate qarkullimi si dhe të sigurisë, është vepra infrastrukturore që tashmë është në përfundimin e punëve të saja. Për këtë, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se kjo zonë që deri pak kohë më parë paraqiste pikë të zezë për Ferizajn për shkak aksidenteve e rrezikshmërisë ku humbën jetën dhjetëra qytetarë, tashmë ka të zgjidhur këtë problematikë, duke i dhënë edhe zonës një tjetër dimension zhvillimi.

“Jemi këtu tek një projekt i një rëndësie shumë të veçantë, një projekt që transformon një pjesë të rëndësishme të qytetit, një projekt që tregon më së miri për përkushtimin e qeverisjes sonë që përveç zgjidhjes së problemeve çfarë paraqet e që në radhë të parë është problemi i sigurisë, sepse jemi në nënkalimin e fshatit Varosh, në një pikë të zezë të dikurshme, ku fatkeqësisht jetëra njerëzish kanë përfunduar me fatalitet por edhe me dëme të tjera të cilat kanë që të pakonsiderueshme por që të një rëndësie më të vogël, karshi jetërave të njerëzve që kanë humbur në këtë pikë. Por, sot me përfundimin e këtij projekti, po i vjen fundi një epoke të tillë dhe po hapim një perspektivë krejtësisht të re, pra të sigurisë për të gjithë qytetarët e kësaj zone, në mënyrë të veçantë për fshatin Varosh dhe Nikadin, por sigurisht se me këtë transformim që jemi duke e bërë në kuadër të projekteve infrastrukturore, tashmë kjo paraqet një nyje tepër të rëndësishme edhe për qarkullimin rrugor dhe të njerëzve edhe të lokaliteteve e pjesëve të tjera, qoftë të Komunës së Kaçanikut e deri në Shkup e poashtu edhe pjesëve të fshatrave që lidhen në këtë zonë sepse tashmë është një nënkalim që ofron edhe sigurinë edhe transportin. Pra është për të uruar banorët e gjithë kësaj ane, por përveç zgjidhjes që jemi duke e bërë në komponentën e sigurisë ky është një projekt që tregon më së miri atë që thashë më herët se krahas transformimit, ne jemi duke i dhënë edhe bukurinë, jemi duke i dhënë edhe një shije tjetër projekteve tona infrastrukturore dhe më së miri ky projekt flet për atë që ne jemi duke e bërë si qeverisje lokale” theksoi Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

To Top