24,04,2024

Policia zbulon blerja votash në Strumicë dhe Koçan

Must Read

Strumicë, 11 dhjetor – Raportohet për tentim të blerjave të votave në Strumicë dhe Koçan. Në rastin e parë, policia tha sot se dje, gjatë kontrollit të transportit rrugor në udhëkryq të rrugëve Lenin dhe 24 tetor në Strumicë, tek makina e tipit “Fiat” gjeti një kopje të listës zgjedhore, dhe një fletore me emrat dhe numrave të amzës të personave të nacionalitetit rom dhe numra të qendrave të votimit, ku ata duhet të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre. Makina drejtohej nga B.G. (52) nga Strumica, dhe në të cilën, si pasagjerë ishin personat E.F. (44), A.A. (32), A.A. (55) dhe K.A. (37), të gjithë nga Strumica.

Policia dyshon se ata kanë kryer veprat penale të “shpërdorimit të dhënave personale”, “shkelje të lirisë së votuesve” dhe “ryshfet në zgjedhje dhe votim”.

Është lajmëruar edhe Zyra e Prokurorit Publik në Strumicë.

Ndërkaq, në Koçan njoftohet që dy persona ofronin nga 1 mijë denarë në kundërvlerë të 1 vote.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img