20,04,2024

Policia: “Viva Fresh” është kaplu e tëra nga flakët. Njerëzit janë evakuuar, nuk ka të lënduar

Must Read
Supermarketi i madh në Gjakovë “Viva Fresh” është kapluar i tëri nga zjarri. Policia dhe zjarrëfikësit kanë evakuuar njerëzit që ndodheshin në vendin e ngjarjes, por rreziqet janë ende të mëdha. Është zjarr i hatashëm, era e fortë po ndihmon në komplet djegien e objektit, tha për Gazetën Express Ahmet Hasi nga policia rajonale e Gjakovës

Nga flakët e zjarrit është përfshirë “Viva Fresh” në Gjakovë. Zjarri po vazhdon me intensitet të madh përderisa nuk dihen shkaqet se si është shkaktuar.

Policia ka dhënë detaje për këtë rast, ku fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar.

“Jo nuk ka të lënduar, është zjarr i hatashëm, kanë ardhë zjarrëfikësit policia. Zjarri ka kapluar çdo pjesë të Viva Freshit. Rreziqet janë ende të mëdha nga zjarri. Të gjithë njerëzit janë evakuuar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmet Hasku nga policia e Gjakovës për Gazetën Express.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë raportuar disa zjarrëvenie në vende të ndryshme në Kosovë, por zjarri më i madh është duke ndodhur në qytetin e Gjakovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img