29,03,2024

Policia shpërndanë maska për qytetarët e Ferizajt

Must Read

Për dallim prej herave të tjera kur qytetarët që nuk mbanin maskë dënoheshin nga Policia, sot pikërisht ata që përkujdesen për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, morën iniciativë që t’iu shpërndajnë maska qytetarëve në sheshin e Ferizajt.

Ky aksion i policisë u realizua nga Shoqata e Grave Police e cila funksionon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës. Maskat që sot u dhuruan nga Policia, janë donacion i Ambasadës Amerikane.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se qytetarët tashmë janë vetëdijësuar për mbajtjen e maskës, mirëpo ka edhe të  atillë që nuk po i respektojnë vendimet e qeverisë lidhur me  masat anti-covid.

“Në bashkëpunim me Shoqatën e Grave Police dhe Ambasadën Amerikane jemi duke shpërndarë maska për qytetarë për të treguar se edhe ne  dëshirojmë të kontribuojmë në këtë situatë të krijuar. Është  e kënaqëshme bartja e maskave nga ana e qytetarëve, janë vetëdijësuar mjaft shumë, por ka edhe persona që nuk i përfillin këto vendime, kështu në 24 orëshin e fundit kemi pasur të shqiptuara 63 fletëparaqitje për kundërvajtje, pra për mosmbajtje të maskave si dhe kemi dhënë 43 vërejtje”, tha Gashi.

Qytetarëve ferizajas iu pëlqeu ky aksion i Policisë.

“Mirë është shumë, është aksion shumë i mirë”, tha një qytetar.

“Aksion i mirë e i vlefshëm, meqë është obligative mbajtja e maskave qytetarët duhet t’i respektojnë këto vendime, aksioni është me vend, duhet respektuar uniforma”, tha Ramadan Miftari, qytetar.

“Është shumë i mirë ky aksion sepse jo të gjithë kanë mundësi të blejnë maska“, tha një tjetër qytetar.

Ky aksion i Policisë që është mbështetur nga Ambasada Amerikane, do të vazhdoj në të gjitha qytetet e Kosovës, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img