Ferizaj

Policia në Ferizaj për një javë shqiptoi 767 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave antiCOVID-19


Publikuar më:


Aktivitetet dhe masat e ndërmarra në DRP Ferizaj  lidhur me Covid 19Gjatë javës së  fundit (07-14 Prill 2021) , bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse për  Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht  nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët.

Këto masa po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë,  por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe  janë shqiptuar 767 tiketa  ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligjin 07/L-006,  janë mbyllur 5 lokale, si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore.

Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi.

To Top