25,04,2024

Policia në Ferizaj: I konfiskuam 20 patentë shoferë, është ulur numri i aksidenteve

Must Read

Aksidentet e komunikacionit po bëjnë kërdi në Kosovë. Së fundi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar popullin se për gjashtë ditë i ka konfiskuar 20 patentë shoferë.

Kjo nënkupton se për çdo ditë janë konfiskuar mbi tre pantetë shoferë në këtë komunë të Kosovës.

Në gjashtë ditët e fundit ka pasur rënie të numrit të aksidenteve, si me fatalitet ashtu edhe me të lënduar krahasuar me gjashtë ditët e para të këtij muaji – njofton kjo drejtori policore.

Prej datës shtatë e deri më 13 qershor në Ferizaj kanë ndodhur 28 aksidente prej të cilëve 19 me dëme materiale dhe nëntë me të lënduar. Për fat të mirë nuk ka pasur aksident me fatalitet.

Sa i përket kësaj periudhe kohore, Drejtoria e Policisë jep një shifër të frikshme të gjobave të dhëna: plot 1281 sosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img