23,04,2024

Policia në Ferizaj arreston dy person të dyshuar për vjedhje të rëndë

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të kërkuar për “vjedhje të rëndë në vazhdim”.

Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës, sipas kësaj Drejtorie, policia ka hasur në rezistencë tek i pandehuri N.A, i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Njoftimi i plotë:

Stacioni policor në Ferizaj, ka arrestuar dy persona në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Ferizajt, dënim burgimi, me nga 2 vjet :

Që të dy ishin të  kërkuar për të njejtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Vjedhje e rëndë në vazhdim”’ .

Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës , policia ka hasur në rëzistencë tek i pandehuri N.A, i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img