25,04,2024

Policia konfirmon hedhjen e vajzës nga banesa në ‘Dardani’, gjendja e saj është stabile

Must Read

Kështu së paku deklaroi Agron Borovci, nga policia e Kosovës.

Ai konfirmoi  për lajmi.net se vajza është hedhur nga ballkoni në momentin kur policia ka hyrë për të larguar familjen nga banesa pasi me vendim gjykate, ata duhet ta bënin këtë.

Merret vesh se vajza është  me sindromën Doën dhe dyshohet se nga paniku është hedhur nga banesa, ndonëse policia nuk e konfirmon alibinë me saktësi, pasi dyshon se ajo edhe ka mundur të ketë bërë tentim vetëvrasje.

Aktualisht vajza është shtrirë në QKUk dhe është nën kontrollin e mjekëve.

Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, raporton lajmi.net.

Ajo ka thënë se akoma nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje derisa sipas saj, Policia po heton për të zbardhur këtë rast.

Ngjarja ka ndodhur tek banesat në lagjen “Dardania” ku sot Policia ka marrë një aksion për lirimin e banesave të uzurpuara nga viti 1999./lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img