28,03,2024

Policia jep detaje për të vrarin në Drenas

Must Read

police_line_do_not_cross_by_lestatis-d31q9mc-640x380

Policia e Kosovës ka konfirmuar gjetejn e një trupi të pa jetë të një qytetari në fshatin Korroticë e Lartë në Drenas.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, trupi i pajetë i personit të gjetur në orën 16:15, është i një mashkulli 37 vjeçar, B.C

Policia këtë rast e ka cilësuar si vrasje dhe ka njoftuar se janë duke hetuar rastin.

“Nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, bëhet fjalë për: B.C. mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është cilësuar si vrasje dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Ndërkohë që nga hetuesit policor me një përkushtim të madh po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në komunikatë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img