25,04,2024

Policia gjen të miturën në Ferizaj e cila ishte zhdukur dy javë më parë

Must Read

Policia në rajonin e Prizrenit, kanë gjetur vajzën e mitur e cila ishte zhdukur dy javë më parë.

Siç njftohet, me datën 17 qershor 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij, e lindur ne vitin 2005, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer  më.

Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte iniciuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për gjetjen e vajzës së mitur.

Gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, Sektori i Hetimeve Rajonale, pas një pune intensive në terren sot është arritur te gjendet e mitura, rreth orës 14:30 në qytetin e Ferizajt.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit eshët dërguar për strehim institucional të përkohshëm, me çka u pajtuan edhe prindërit e të miturës  qe ishin të pranishëm ne stacion”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhur me ketë rast hetuesit rajonal do t’i vazhdojnë hetime ne lidhje me ketë rast.

“Te gjitha veprimet do të jenë tëe koordinuar me prokurorin e shtetit”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img