20,04,2024

Policia e Ferizajt dhuron gjak

Must Read

Pjestarët e Policisë  Rajonale të Ferizajt  sot kanë pasur një aktivitet humanitarë, kanë dhuruar gjak për ata  që kanë më së shumti për këtë.

Në  hapësirat e Stacionit policorë të Ferizajt  në orët e mesditës kishte shumë pjestarë të policisë të cilët po pritnin në rendë për të dhuruar gjak.  Kjo nuk është hera e parë që policia e Ferizajt i bashkohet këtij aksioni humanitarë dhe kanë shprehur gatishmërinë që këtë  ta bëjnë sa herë parqaitet nevojë .

“Aksioni për dhurimin e gjakut nuk është diçka e re për policinë. Ne kemi qenë çdo herë të gatshëm dhe ju kemi përgjigjur pozitivisht. Policia jo vetëm që kryen punën e sajë por është e gatshme  që të ndihmoi  qytetarët edhe në këtë mënyrë që tu dalë në  ndihmë atyre që kanë nëvojë” ka thënë Agron Gashi,  për të cilin  kjo ishte hera e tretë që po dhuronte gjak.

Këtë  aksion të dhurimit të gjakut e kanë përshëndetur edhe nga  Qendra Kombëtare për Transfuzin të Gjakut.

Albana Gashi nga  Qendra për Transfuzion të Gjakut  tha se  gjatë tërë kohës kanë nevojë për gjak pasi  ka raste të shumta të atyre që kanë nevoj për të  në Qendrat Spitalore dhe QKMF

“Policia zakonisht dhuron një herë në vit gjak por tani kanë filluar edhe dy herë në vitë. Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës  i kemi  dhuruesit më të shpeshtë të gjakut  por edhe institucionet publike janë  mes tyrë që gjithëherë i përgjigjen thirrjes për dhurimin e gjakut” ka thënë  Albana Gashi.

Ky aksion sipas  ekipit nga Qendra për Transfuzion  e Gjakut ditëve në vijim  do të vazhdojë në të gjitha qendrat policore në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img