19,04,2024

Policia arreston 5 persona të dyshuar për sulm ndaj Konsullatës turke në Prizren

Must Read
Inaugurimi i Konsullates turke

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar gjatë këtij sulmi, përderisa ka pasur disa dëme të vogla materiale.

Policia e Kosovës, në koordinim me të gjitha njësitë tjera relevante të rajonit të Prizrenit dhe prokurorinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar në këtë rast.

Njësitet e forenzikës kriminalistike të Policisë së Kosovës kanë bërë ekzaminimet e nevojshme në  vendin e ngjarjes duke u bazuar në dëshmi dhe video incizime relevante për procedim sa më profesional të rastit, zbulimin e tij dhe identifikimin e kryesve të përfshirë.

Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë sekuestruar:

Një shishe qelqi e tymosur e pa thyer, ngjyrë e kaftë

Copëza qelqi të thyera në vend të ngjarjes.

Një pjesë e kupëzës së betonit dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit rajonal policor pas një hetimi të shpejtë dhe profesional duke u bazuar edhe në analizimin e kamerave të sigurisë në teren kanë arrit që ta identifikojnë automjetin e dyshuar të involvuar në rast (tipi dhe targat e automjetit të njohura për Policinë), dhe të njëjtin e kanë ndaluar në rrugën ” Edit Durham” në Prizren.

Gjatë kontrollit në automjet janë identifikuar tre (3) personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Policia ka konfiskuar për ekzaminim edhe automjetin e dyshuar si dhe në funksion të mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive tjera janë realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme, me ç’rast për në polici janë shoqëruar edhe dy (2) persona tjerë të dyshuar.

Gjithsejtë pesë (5) persona të dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. /Lajmi.net/

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img