19,04,2024

Policia amerikane vret 13-vjeçarin me ngjyrë (Foto)

Must Read

Pas një denonocimi për një vjedhje me armë, një grup efektivësh të policisë së Columbusit janë vënë në ndjekje të tre personave të dyshuar, ndërsa 13-vjeçari dyshohet të jetë njëri prej grabitësve.

Policia tha se djali kishte nxjerrë një armë nga brezi e cila më vonë rezultoi të ishte një pistoletë me ajër të kompresuar.

Sipas policisë së Columbusit, arma dukej identike me ato që përdoren nga efektivët.

Autoritetet bënë me dije se 13-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.  Sakaq u bë e ditur se efektivi që vrau 13-vjeçarin është një polic i bardhë, prej 9 vitesh në detyrë.

Edhe pse ende nuk dihet nëse ngjarja është regjistruar në ndonjë video, oficeri i policisë është pezulluar nga detyra.

screenshot-11-18_1474003691-5216037 screenshot-10-15_1474003694-7654208 screenshot-9-21_1474003697-5929491 screenshot-9-21_1474003799-1420258 sssss-933x445_1474004592-2605882

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img