25,04,2024

Polici Izet Demaj do të varroset nesër në Koshare, aty ku edhe luftoi gjatë luftës

Must Read

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Izet Demaj, pjesëtarit të Policisë së Kosovës që vdiq dje në detyrë. Kolegë të policit të ndjerë thanë për Gazetën Express se Demaj do të varroset në Koshare, në varrezat e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë.

“Prej ora 10- deri në ora 13 mbahen homazhe në Istog ndërsa në ora 15:00 është varrimi në varrezat e dëshmoreve në Koshare”, thanë kolegë të policit të ndjerë për Gazetën Express. 

Izet Demaj ishte edhe ushtar i UÇK-së.

Sot në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, familja Demaj ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime, për vdekjen e djalit të tyre Izet Demaj.

Demaj po tentonte të ndalonte një hajn të armatosur, i cili kishte marrë dy pengje dhe po provonte të grabiste një bankë.

Polici Izet Demaj ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga plumbat.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë qytetarët, e dje të gjithë krerët e shtetit kanë reaguar, duke e cilësuar Izet Demajn si hero të Kosovës. 

Rruga ku ndodhi ngjarja tragjike deri më parë ka qenë e bllokuar për qarkullim.

Për shkak të rastit nesër është ditë zie nëKosovë./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img