23,04,2024

Po realizohet  projekti  për qasje të lirë  për persona me aftësi të kufizuar  

Must Read

Ferizaj.17.09.2016. Po realizohet  projekti  për qasje të lirë të personave me aftësi të kufizuar po I afrohet përfundimit të fazës së parë.

Ishte kjo një kërkesë e personave të kufizuar e cila  u ishte drejtuar  institucioneve komunale që  kësja kategorie tu mundësohet qasje  e lirë  na rrugët e Ferizajt.

Realizimin e këtij projekti e kanë  përshëndetur   personat me aftësi të kufizuar  të cilët ,siç kanë thënë ata , u jep një qasje më të mire  dhe kësaj kategori u jep mundësi për kryerjen a aktiviteteve  ditore  të tyre.

“Iniciativa e drejtoreshës Mimoza Fazliu  e cila doli nga takimi  që kishim ne  si grup i të rinjve me aftësi të kufizuar është shumë e mirë  pasi personave me aftësi të kufizuara u jep mundësi   për të kryer  aktivitetet  diture të kësaj kategorie” tha Enver Kosumi.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike,Mimoza Fazliu   këtë e ka vlerësuar si një projekt kapita i cili do të jetë në shërbim të kësaj kategorie.

mimoza-fazliu

“Gjatë një takimi që kishim më personat me aftësi të kufizuar kishte një kërkesë  për nivelizimin e  trotuareve  dhe një qasje më të lehtë të kësaj kategorie. Për këtë gjatë  hartimit të buxhetit kemi planifikuar  edhe këtë projekt i cili komunës i ka kushtuar rreth 30 mijë euro” ka thënë Mimoza Fazliu.

Personat me  aftësi të kufizuar  kanë përshëndetur këtë projekt por kanë  thënë se kanë edhe kërkesa që këto  projekte  edhe në disa pjesë ku  kjo kategori kanë nevojë për shërbime.

Kosumi   par këtë ka përmendur se  ka disa  institucione publike që do të ishte mirë që të mundësonin kryerjen e shërbimeve për këtë kategori.

Ai ka përmendur rastin e QKMF e cila në katin e parë ka  mundësi të qasjes për këtë kategori  në katin e parë por  shërbimet stomatologjike të cilat gjenden në katin  e dytë e janë të pa qasshme  për këtë kategori.

Zyrtarët komunal kanë thënë se kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti dhe pritet që ky projekt do të vazhdohet edhe vitin e ardhshëm,transmeton Tv Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img