26,04,2024

Plani Zhvillimor Komunal 2017- 2025 merr dritën e gjelbër për diskutim e miratim në mbledhjen e Kuvendit

Must Read

Ferizaj.15.09.2017. Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, gjatë ditës së sotme kanë dhënë dritën e gjelbër që Plani Zhvillimor Komunal 2017- 2025 , të diskutohet ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës të datës 18 shtator 2017.

Dy vjet e gjysmë pas fillimi të procedurave për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt për periudhën 2017-2025 tani më është bërë gati ky dokument i rëndësishëm i cili do të jetë në duart e asamblistëve në mbledhjen e Kuvendit komunal që do të mbahet të hënën.

Kështu ka vendosur Komiteti për Politikë e Financa në mbledhjen e mbajtur sot.

Pika që ka të bëjë me këtë plan ngjallur një debat të frytshëm edhe në këtë mbledhje dhe janë dhënë sqarime se tanimë janë kryer të gjitha procedurat të koordinuara edhe me nivelin qendror dhe janë marrë pëlqimet e nevojshme që ai do të mund të miratohet.

Drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis Faik Grainca pohoi se dokumenti në fjalë parasheh rregullimin e të gjitha sferave të jetës në Ferizaj për 8 vitet e ardhshme dhe është mjaft i rëndësishëm për jetën e qytetarëve.

“Është njëri ndër dokumentet që e kemi përgatitur qe një kohë të gjatë dhe kjo na mundësuar që t’i përfillim me përpikëri të gjitha kriteret ligjore. Për këtë jemi vlerësuar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor ku kemi marrë pëlqimin se dokumenti i tillë është i gatshëm të miratohet” tha drejtori Grainca.

Këshilltarët komunalë shfaqën interesimet në këtë mbledhje për disa ankesa që kanë parashtruar qytetarët e zonës numër 8 për lejimin apo jo të ndërtimeve të larta që parashihen me këtë plan.
Ndërkaq morën përgjigjet e nevojshme se brenda afatit të ankesave kanë marrë përgjigjet e duhura të gjithë ata qytetarë që kanë paraqitur vërejtjet apo shqetësimet e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img