23,04,2024

Plani zhvëllimor prezantohet edhe nē Varosh,Nikadin dhe Gërlicë

Must Read

Në vazhdën e takimeve publike që po organizohen për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2016-2022, udhëheqës të komunës së Ferizajt u takuan me banorët e fshatrave Nikadin, Varosh dhe Gërlicë, raporton Tv Tema.

Drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Faik Grainca kërkoi nga banorët që të formojnë  komisione në mënyrë që propozojnë se çka u nevojitet brenda fshatrave.

 “Ju të formoni një komision për të dhënë ide dhe propozime sa më shumë, ajo që është më e rëndësishmja për fshatin  Varosh dhe fshatrat e tjera është  se me këtë plan apo me këtë ligj përfundimisht jemi të obliguar që t’i përfshim në planet urbane të gjitha fshatrat, ajo çka kërkohet më së shumti është të definohet zona ndërtimore”,tha Grainca.

Ndërsa banorët kërkuan hapësira ku mund të zhvillojnë aktivite sportive.

“Ajo që na brengos tek ne është që ka mungesë të hapësirave publike brenda fshatit sepse shumica janë prona private, kështu që ne kemi nevojë për një parcel apo hapësirë ku mund të zhvillojmë aktivitete sportive, që nuk e kemi për momentin një fushë të tillë”,tha një banor i fshatit Varosh.

Plani Zhvillimor Komunal është një plan shumë dimensional por që kryesisht fokusohet në zhvillimin  ekonomik, anën financiare dhe planifikimin hapësinor që nënkupton zonat urbane, rurale, vijat ndërtimore në zonën bujqësore, në zonën  e gjelbër e zona të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img