24,04,2024

Plagoset me armë zjarri polici në Mitrovicën Veriore

Must Read

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur me armë zjarri në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rr. “Vardari”, në Mitrovicën Veriore më 13 tetor rreth orës 03:30.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari i gjinisë mashkullore ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili është pjesëtar i PK-së. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, njofton Policia.

Njësitë policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë në kërkim të të dyshuarit.

Rasti po trajtohet si lëndim I rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img