18,04,2024

Plaçkitet një shtëpi në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj. 18.01.2019. Rreth orës 16:00  në rrugën “Astrit Bytyqi”  në Ferizaj është  plaçkitur një shtëpi.

Si duket hajnat nuk po e kanë problem që të kryejn vjedhjet edhe  gjatë ditës. Një  plaçkitje e tillë ndodhi sot  rreth rës 16:00  në rrugën “Astrit Bytyqi”.

Sipas dëshmitarëve në shtëpinë e plaçkitur momentalisht nuk gjendej askush pasi  deri para dy muajsh ka banuar vetëm një grua e moshuar por ajo është larguar për  vizitë te djemtë.

Hajnat kanë shfrytëzuar  këtë, kanë thyer derën e hyrjes dhe kanë hyrë brënda.

Rastin e kanë lajmëruar fqinjët pasi kanë vërejtur se dera e hyrjes është e thyer.

Tani në vendin e ngjarjes  kanë dalë policia dhe ekipet e forenzikës dhe po merren me rastin.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim  se çfarë kanë marrë hajnat në këtë shtëpi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img