26,04,2024

Pikturat nga kolonia artistike u dhurohen grave protagoniste të Demonstratave të 23 Marsit 1989

Must Read

  Pikturat të cilat u  punuan nga artistët ferizajas me rastin e shënimit të 30 vjetorit të demonstrative  të 23 Marsit 1989  i’u dhuruan  grave ptotagoniste  të Demonstratave të 23 Marsit 1989 si dhe atyre  që dhanë kontribut përgjatë periudhave të ndryshme historike për qytetin e Ferizajt.

 Një ndër aktivietet  e shumta me rastin e shënimit të 30 vjetorit të demonstrative  të 23 Marsit 1989  ishte edhe kolonia artistike   e organizuar nga piktorët ferizajas.

Pas përfundimit të kësaj kolonie artistike  të gjitha pikturat i’u  dhuruan  grave protagonist  të Demonstratave  të 23 Marsit 1989 si dhe të ghjithë atyre  që kontribuuan  për çështjen kombëtare  në periudha të ndryshme historike për qytetin e Ferizajt.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani   së bashku me organizatorët e kësaj kolonie artistike   ka çmuar lartë kontributin e këtyre grave  të cilavë u ka ndarë edhe  pikuturat e punuara nga artistët ferizajas.

Ndryshe, sot Ferizaj  ka përkujtuar dinjitetshëm 30 vjetorin e demonstratës së organizuar më 23 mars 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve, të cilave iu bashkuan edhe gratë e Neredimes e Ferizajt.

30 vjet më parë, gratë dhe vajzat e Balajve, të cilave iu bashkuan edhe gratë e vajzat e Neredimes, Ferizajt e më gjerë, bënë aktin monumental të shembjes së heshtjes e durimit, përballë represionit, shtypjes e robërisë jugosllave. Ato të bashkuara, shembull ndër të rrallë në botë, marshuan nga fshati Balaj drejt qendër së qytetit për të kundërshtuar përpjekjen shtetërore të regjimit në minimin e substancës sonë kombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img