Ferizaj

Peticioni për stadiumin e qytetit i dorëzohet kryetarit dhe Kuvendit


Publikuar më:


Grupi nismëtar i ka dorëzuar sot peticionin me nëshkrime të qytetarëve, kryetarit të Ferizajt dhe Kuvendit komunal, duke kërkuar kështu reflektim institucional për çështjen e stadiumit të qytetit.Hamdi Qerimi nga ky grup por edhe Agron Selmani, nga Klubi i Futbollit FC Ferizaj, kanë thënë se peticioni fillimisht i është dorëzuar Ministrisë së Sportit, por që e kanë parë të udhës që një kopje t’u dorëzohet edhe institucioneve lokale, me qëllim të sensibilizimit të opinionit me këtë problematikë.Madje kanē shtuar se këtë çështje nuk do ta heshtin deri në jetësimin e këtij projektin me rëndësi për sportin e komunës.
“Janë afërsisht 5300 nënshrkime, kjo tregon vullnetin qytetarë për ta pasur një stadion siç e meriton qyteti” ka thënë Hamdi Qerimi.
Siç dihet, ky problem zanafillen e ka tek lokacioni. Ministria i ka kërkuar komunës lokacionin për financimin e këtij projekti, por jo nē vendin tek Palestra e Sportit “Bill Kllinton”, ku është e paraparë me Planin Zhvillomor Komunal dhe me kërkesën e klubeve të komunës.Kjo ka bërë që krahas thirrjes publike përmes debatit me përfaqësuesit e klubeve dhe sportdashësit ferizajas të nis edhe grumbullimi i nënshkrimeve.Ky vullnet qytetarë tashmë është shpërfaq, pritet vetëm jetësimini tij, në të kundërten Fetizaj, rrezikon të mbetet pa stadium edhe një kohë tē gjatë.

To Top