20,04,2024

Pesë vite e gjashtë muaj burg për veprën penale dhënie e ndihmës për tentim vrajse

Must Read

Ferizaj.17.06.2016. Pesë (5) vite e gjashtë (6) muaj burg ndaj të pandehurit M.B, për veprën penale dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë
Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi, të premten 17 qershor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit M.B shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, i cilit në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj se ka kryer dy vepra penale dhe atë, dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve, u gjykua me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vite e gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.

I pandehuri M.B i cili në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohet se ka kryer dy vepra penale, dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve , është shpallur dhe gjykuar me dënim burgimi dhe me gjobë, se në gusht të vitit 2013, me dashje ka ndihmuar tani të dënuarën S.E, ta kryej veprën penale vrasja e rendë në tentativë, në atë mënyrë që paraprakisht kanë përgatitur kryerjen e veprës penale të vrasjes së bashkëshortit të dënuarës S.E për motive të ulëta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img