02,07,2025

Pesë vite burgim ndaj të miturit për sulm seksual ndaj 5 vjeçares

Must Read

Ferizaj, 7 dhjetor 2020 –

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shpalli aktgjykim dënues ndaj të miturit A.H i cili sipas propozimit për shqiptimin të burgimit për të mitur të Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 dhe me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësor, dhe administrimit tëtë gjitha provave, të miturin A.H. sipas propozimit tëprokurorisë i shqiptoi dënim burgimi për të mitur në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I mituri në korrik të vitit 2020 në oborrin e shtëpisë së tij, konkretisht pas shtëpie, e ka prekur të dëmtuarën e mitur e moshës 5 vjeçare për qëllime seksuale, ku pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga gjinekologu vërehen njolla gjaku në organin gjenital të 5 vjeçares. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img