Ferizaj

Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Softaj


Publikuar më:


Një ngrehinë e re për shëndetin u përurua sot. Bashkë me Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Shkëlqësinë e Tij, Ali bin Hamad Al-Marri, drejtorin e organizatës “Qatar Charity” në Kosovë, Essam Dabab, drejtorin e Marketingut dhe Zhvillimit në “Qatar Charity”, Abdulaziz Jassim Al Hejji, përuruam sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Softaj, investim ky i përbashkët mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Qatar Charity”, me synimin që do ta vazhdojmë, t’i ofrojmë shërbimet shëndetësore sa më afër vendbanimeve të qytetarëve.

“Faleminderit shtetit dhe popullit të Katarit, për mbështetjen e pakursyer e investimin madhor për shëndetin e mijëra banorëve që do të frekuentojnë këtë qendër shëndetësore.Ta gëzojnë banorët!” ka falënderuar i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

To Top