25,04,2024

Përurohet objekti i ri shkollor në Kaçanik të vjetër

Must Read

Nxënësit e Shkollës Fillore “ Qamil Ilazi” më nuk do ta kenë problem objektin e vjetër mësimor dhe kushtet e vështira për të mësuar, sepse nga sot ata do të mësojnë në një objekt të ri shkollor, me kushte moderne. Të pranishëm në ceremoninë përuruese ishin Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Likaj, Kryetari i Komunës Besim Ilazi, mysafirë të tjerë, mësimdhënës, nxënës e prindër. Fillimisht Drejtori i Shkollës Fillore “ Qamil Ilazi” Bislim Krasniqi, foli për historikun e kësaj shkolle, e cila sipas tij ka filluar të punoj në gjuhën shqipe që nga vitet 1945-6, ndërsa Heroi Qamil Ilazi kishte punuar po në këtë shkollë si mësues. Në emër të institucioneve komunale foli Nënkryetari i Komunës Ylber Bajra, i cili përgëzoi nxënësit dhe mësimdhënësit për objektin e ri shkollor, duke shtuar se ky tempull i dijes kërkon angazhim, vullnet e mençuri si nga nxënësit e poashtu edhe nga mësimdhënësit. Të pranishmit në këtë ceremoni i përshëndeti edhe Ministri i Arsimit Ramë Likaj, i cili tha se Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit është duke u munduar që të organizoj mësim në kushte pandemie, duke porositur që të ruhet shëndeti duke ndjekur me kujdes rekomandimet nga institucionet relevante. Ministri uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për shkollën e re, duke shtuar se kjo shkollë me krenari mbanë emrin e Heroit Qamil Ilazi. Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i OVL-së së UÇK-së Hajrush Kurtaj. Objekti i ri shkollor është financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img