27,04,2024

Përurohet fusha e futbollit në Prelez të Muhaxherëve

Must Read

Banorët e fshatit Prelez të Muhaxherëve përuruan fushën e futbollit në këtë fshat e cila do ta mbaj emrin e veprimtarit tashmë të ndjerë Daut Vranovci. Kjo fushë futbolli e financuar nga familja Vranovci që jeton jashtë Kosovës, u tha se do t’i ndihmoj gjeneratat e reja për t’i zhvilluar talentet e tyre në këtë sport.

“Si fëmijë ne shumë e kemi dashur futbollin, por asnjëherë nuk kemi pasur kushte që të luajmë si duhet. Tani që janë krijuar kushtet dhe mundësitë ne kemi menduar për gjeneratën e re të këtij vendi. Ta gëzojnë këtë stadium meqë ne nuk kemi mundur”, tha Besim Vranovci, investitor.

Në përurimin e kësaj fushe futbolli i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili falënderoi familjen  Vranovci për këtë investim.

“Falë zemrës së madhe dhe falë një gatishmërie që ka treguar familja Vranovci  sot po bëhet ky stadium. Kjo është diaspora jonë, këta janë vëllezërit e motrat tona të cilët edhe pse nuk jetojnë në vendlindjen e tyre asnjëherë nuk e harrojnë atë”, tha Aliu.

Në këtë përurim u ndan mirënjohje për lojtarët e këtij fshati, të cilët kujtuan kohën kur kanë luajtur futboll në këtë hapësirë.

“Ne si ekip kemi luajtur qysh nga vitet 70-ta, mirëpo kushtet nuk kanë qenë që janë sot, uroj që gjeneratat e reja tani me këto kushte  të ecin përpara. Sot po më kujtohet kur kemi luajtur në këtë vend që ka qenë gropa-gropa e kemi luajtur edhe zbathur, e tash kjo kohë nuk mund të përshkruhet nga të mirat”, tha Qazim Reka.

“Këto kushte nuk i kemi pasur, na kanë ndjekë, na kanë maltretu, na kanë dënu gjatë okupimit derisa ne luanim, e sot po i harroj të gjitha ato vuajtje kur po i shoh këto kushte që janë bërë”, tha Kadri Lalinovci.

Kjo fushë futbolli familjes Vranovci i kushtoi më shumë se 30 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img