19,04,2024

Përurohet çerdhja e re në Ferizaj, investim i Bashkimit Evropian

Must Read

Këtë të martë është bërë përurimi i çerdhes së re në qytetin e Ferizajt, . Në përurimin e kësaj çerdheje merrnin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, drejtues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës si dhe mysafirë të tjerë.

13410801_1066887223358190_546419174_o

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Bashkimit Evropian në Kosovës Christof Stock në përurimin e kësaj cerdhe është shprehur se projekti i kësaj çerdheje është njëri ndër projektet më të mëdha që ka realizuar Bashkimi Evropian në Kosovës.

“Këtë projekt e kemi pasur shumë për zemër dhe jemi shumë të kënaqur që më në fund përfundoi dhe jemi shumë të kënaqur që fëmijët janë vendosur në këtë çerdhe. Ky projekt është pjesë e projekteve e cila përkrah reformën parashkollor pjesë e projekteve në Kosovë. Ne ju mundësojmë fëmijëve që të kenë një atmosferë shumë më të shëndoshë dhe shumë më të mirë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Stock.

Nga ana tjetër ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Arban Abrashi, është shprehur se vetëm në Ferizaj, këtë të martë po përurohen investimi afër 1 milion euro.

“Unë mendojë se është një ditë shumë e mirë dhe urojë që të ketë këso investimesh edhe në të ardhmen. Një rëndësi të veçantë tek Qeveria e Kosovës krahas sfidave kryesore është edhe edukimi arsimor , këtë e kemi theksu edhe në strategjinë tonë kombëtare, vendosjen me theks të veçantë edukimin parashkollor, përkatësisht të çerdheve, ku njëra prej strategjisë është përpos numrit të çerdheve është edhe ndryshimi i sistemit apo kutikulave arsimore tek fëmijët parashkollor”, është shprehur ministri Abrashi.

13445992_1066840540029525_759948746_o (1)

Ndërkaq kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se përurimi i çerdhes së re është inaugurimi më i madh i të gjitha çerdheve që ka bërë Bashkimi Evropian në Kosovës.

“Jam shumë i sigurt se Bashkimi Evropian përmes përfaqësueseve të tij, po bindet që ka përzgjedhur qytetin më të mirë të Kosovës për të bërë këtë investim. Jam shumë i sigurt se kjo do të jetë një shtytje për investime edhe të mëtejme të cilat në çfarëdo mënyrë përkundër ndryshimeve që kanë ndodhur në infrastrukturën ligjore që Bashkimi Evropian do t’i bëjë edhe në të ardhmen. Më vjen tepër mirë që ne po investojmë tek fëmijët, në një mënyrë që po investojmë në ardhmëri, dhe jo rastësisht Bashkimi Evropian vetëm para disa jave, ka bërë një investim të tillë jo për fëmijë, por për të rinjët në inaugurimin e stadiumit të futbollit pikërisht në qytetin e Ferizajt , po ashtu një projekt që i ka munguar Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërtimi i çerdhes së fëmijë kushton 850 mijë euro.

13445992_1066840540029525_759948746_o (1)

13467537_1066840410029538_1474611366_o (1) 13461014_1066840516696194_1768228794_o (2) 13441584_1066840580029521_1530909328_o 13446197_1066840640029515_1291280896_o (1) 13453416_1066840763362836_522197731_o (1) 13441686_1066840790029500_1750835545_o (1)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img