26,04,2024

Përurohen mbi 28 kilometra rrugë në Komunën e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.21.12.2016. Të mërkurën në Ferizaj, janë përuruan tri projekte madhore siç është asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj”, asfaltimi i rrugës Ferizaj-Nerodime segmenti prej te Ura e Islamit deri në Jezerc, si dhe ndërtimi i rrugës Mushtisht-Budakovë-Jezerc-Ferizaj me një gjatësi prej 10 kilometrash.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqën, si dhe drejtorë të Drejtoreve, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe mysafirë të tjerë, përuruan përfundimin e këtyre projekteve.

Me këtë rast ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku është shprehur se asfaltimi i këtyre rrugëve banorëve të këtyre zonave do t’ju lehtësoje dukshëm qarkullimin dhe do të përmirësojë dukshëm edhe mënyra e jetës së tyre.

“Inauguruam afër 28 kilometra rrugë që lidhin dy komuna me besim tonë të thellë se ndërtimi i këtyre dy rrugëve do të ndikojë në afrimin e qytetarëve, por edhe në zhvillimin ekonomik, në zhvillimin e bujqësisë që e shohim me prioritet për rritjen e punësimit. Ne do të vazhdojmë të përkrahim komunën e Ferizajt, besojmë se nesër do të kemi leximin e parë dhe buxheti do të aprovohet para vitit të ri, menjëherë do të fillojmë me procedurat për projekte të rëndësishme që i kemi i përzgjedhë në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt. Me këtë rast do të përmendi iniciativën e kryetarit Svarqa, që ka të bëjë me ndërtimin e një tuneli që do të shkojë në Suhareke, çështje kjo që do të jetë e studimit të fizibilitetit dhe natyrisht në përputhje me studimin e fizibilitete do të vazhdohet edhe më tutje”, ka thënë ministri Zharku.

Ndërsa, numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa ,falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeverisë së Kosovës në financimin e projekteve infrastrukturore shumë të domosdoshme për banorët e komunës së Ferizajt.

“Këto rrugë janë segmente shumë të rëndësishme rrugore që lidhin dy komunat tona, Komunën e Ferizajt dhe Komunën e Suharekës duke krijuar mundësi edhe të anashkalimit të qytetit për të marr drejtime në rrugët më katër korsi siç është rruga “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami”, që janë investime po ashtu të Ministrisë së Infrastrukturës, pran Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast jam shumë i nderuar që vazhdimisht kemi vizita për qëllime të inaugurimit të punëve të mira me përkushtim maksimal të vet ministrit Zharku i cili njeh tërë gjeografinë rrugore të Komunës së Ferizajt, dhe i cili ka treguar një përkushtim shumë serioz për ta kthyer vëmendjen nga investimet e qendrave të mëdha siç është komuna e Ferizajt, me të cilin sigurisht që do të ndihmohet edhe zhvillimi ekonomik si parakusht për të ndihmuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës dhe realizimin e planit tonë qeverise të komunës, por edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka potencuar kryetari Svarqa.

U bë e ditur se asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj” – “kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit”, kap shumën prej 81,444.43 eurosh me një gjatësi prej 745 metrash dhe me gjerësi prej 6 metrash.
Ndërsa asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nerodime, segmenti (Ura e Islamit – Jezerc), kap shumën prej 2,029,274.48 eurosh me një gjatësi prej 6560 metrash dhe me gjerësi prej 6 metrash si dhe ndërtimi i rrugës Mushtisht–Budakovë–Jezerc–Ferizaj, loti 2, ka vlerën 2,199,120.00 eurosh me një gjatësi prej 10 kilometrash dhe me një gjerësi prej 6,5 metrash.

15589939_1371383859563100_5474883825651491581_n 15665534_1371383999563086_6394883105198186513_n 15578829_1371384182896401_1668011337950455029_n 15665880_1371384492896370_1057496193123344045_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img