29,03,2024

Personave me nevoja të veçanta nuk u respektohen të drejtat

Must Read

“Mbrojtja e të drejtave dhe integrimi i personave me aftësi të kufizuara nëpërmjet punësimit”, ishte tema që u diskutua në një tryezë të organizuar nga Caritas Kosova, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, dhe GIZ-i gjerman.

Drejtori i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi tha se në bashkëpunim me organizatën GIZ, do të fillojnë së implementuari një projekt për personat me nevoja të veçanta në mënyrë që kjo kategori e shoqërisë të mos ndihet e diskriminuar.

 “Edhe projekti Home care, edhe projekti për personat me aftësi të kufizuara është një ndër projektet e Caritas Kosova që kategoritë e tilla të ndihen sadopak të mbështetutra që të munden edhe ata në kohë shumë të shpejtë të marrin përgjegjësitë dhe të rreshtohen të barabartë në raport me moshatarët e tyre, njerëzit të cilët i kryejn detyrat  e rëndomta në përditshmëri, prandaj këtë ditë ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara edhe ne sot po e shënojmë bashkë me ta që të ndihen sadopak më mirë me ato pengesa që në natyrën e tyre i bartin në përditshmëri”,tha Sopi.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Mexhide Mjaku-Topalli, tha se të gjitha institucionet dhe e gjithë shoqëria është përgjegjëse që personat me nevoja të veçanta nuk gëzojnë të drejtat e tyre që janë të parapara me ligj.

“Të gjithë jemi përgjegjës për të eliminuar të gjitha pengesat dhe barrierat, për të garantuar të drejta themelore të personave me aftësi të kufizuara dhe si rrejedhojë e gjithë kësaj spektri ndërkombëtar ka ndërmarrë hapa të duhur duke jetësuar të drejta, standarde, ligje, rregullore dhe të gjitha këto obligojnë shtetet për  t’i plotësuar ato”,tha Topalli.

Udhëheqësi i sektorit për mirëqenie sociale në Ferizaj, Ibrahim Musliu, tha se komuna e Ferizajt është duke punuar që t’i krijojë një qasje më të lehtë kësaj kategorie, mirëpo është mungesa e buxhetit ajo që po ua pamundëson trajtimin e duhur asaj.

“Çdoherë ka mundësi të bëhet më shumë, por nevojat dihet se janë të mëdha ndërsa mundësitë buxhetore nuk lejojnë që të bëhen të gjitha zgjidhjet përnjëherë edhe pse komuna jonë ka punuar në këtë drejtim, ka krijuar qasje të lirë për të gjithë personat, mundësi të barabarta edhe për zhvillim, arsimim, punësim etj”,tha Musliu.

Musë Shigjeqi, njohës i të drejtës ndërkombëtare për personat me nevoja të veçanta, tha se përkundër asaj që Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligje për personat me nevoja të veçanta, ato nuk po gjejnë zbatim.

“Shoqëria dhe shteti në këtë rast ka hapa pozitiv në legjislacionin, fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, problematikë apo sfidë është që ende ky legjislacion nuk ka gjetur zbatim të plotë edhe në fushën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, pasi që ligji për aftësim, riaftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara i miratuar në Kuvendin e Kosovës thotë që 50 plus 1 person duhet të jetë me aftësi të kufizuar por edhe pse ligji është i miratuar ka ngecje në zbatimin e tij në këtë drejtim”,tha Shigjeqi.

Kjo tryezë u organizua për nder të 3 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img