26,04,2024

Përplasjet PDK – AAK për taksë, të dukshme edhe në Ferizaj

Must Read

62% e qytetarëve të Kosovës janë kundër ndërprerjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë një hulumtim i bërë nga instituti “Ridea”, i cili kishte qëllim marrjen e qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth dialogut Kosovës-Serbi.  
Në këtë hulumtim, iu cili sot iu prezentua partive politike të Ferizajt, thuhet se qytetarët janë përgjigjur edhe për vijat e kuqe të Kosovës në lidhje me fazën përfundimtare të dialogut, duke thënë se kufinjtë e Kosovës nuk duhet të preken, ndërkaq se ata do ta mirëprisnin që Kosovës  t’i bashkohej Lugina e Preshevës.
Për finalen e madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe përfaqësuesit e partive politike nga Ferizaj dhanë qëndrimet e tyre në lidhje me rrjedhën e këtij dialogu.

“Si mund Kosova sot të besoj në një proces  të dominuar nga i njejti njeri i cili haptas na gënjeu, kush na garanton që këto aventura të presidentit nuk do të vazhdojnë tutje. LVV ka një qasje tjetër mbi dialogun, për një zgjidhje të drejtë. LVV ka propozuar katër hapa, shqyrtim dhe vlerësim i raportit qeveritar me mbi 33 marrëveshjet e dialogut 2011-2017, hapi i dytë përcaktimi i qartë dhe i saktë i qëllimeve tona. Serbia i ka shumë borgj Kosovës, hapi tjetër janë zgjedhjet  e reja për të krijuar legjitimitet, dhe hapi i katërt ekipi negociator me udhëheqës kredibil e qëndrime të qarta” tha Valon Ramadani-LVV.

“Në finalen e madhe ne presim që Kosova të njihet nga Serbia, Kosova të jetë e pandarë në aspektin territorial dhe në kufinj që i njeh kushtetuta e saj, Kosova në atë që po quhet korrigjim i kufinjve, ne si PDK mund ta pranojmë vetëm çështjen e bashkimit  të Kosovës Lindore me Kosovën, asesi të pranohet një diçka e tillë e cila do të ndante ose do të copëtonte në emër të korrigjimit të kufinjve territorin aktual e kushtetues të Kosovës”, deklaroi  Mustafë Grainca nga PDK. 

“Ne mendojmë se kjo temë do të duhej të tubonte të gjithë spektrin politik të Kosovës në bazë të fuqisë përfaqësuese në Kuvend, sepse tek e fundit, cilado të jetë marrëveshja e dialogut, prapë ajo do të vie në kuvend për ratifikim dhe për ratifikim të këtyre marrëveshjeve ligjet parashohin 2/3 e votave. Duke pasur këto parasysh, LDK mendon se ky proces po zhvillohet në një situate të një statuskouje të përfaqësimit institucional. Mendoj se ligji për dialogun, platoforma për dialogun dhe ekipi për dialogun janë të formuara dhe aprovuara jo si rezultat i kompetencave të kushtetutës së Kosovës” tha Muharrem Svarqa, kryetar aktual i degës së LDK-së në Ferizaj.

Në këtë debat u dhanë vlerësime se hulumtimi i këtij instituti është edhe antikushtetues.

“Qëndrimet  e AAK-së janë të qarta pro dialogut, por edhe kundër kushtëzimit ose kushteve të dialogut, dhe bazuar në faktet që 17 shkurti i vitit 2008 përcakton kufinjtë e shtetit të Kosovës, besoj që edhe ju si organizatë dhe kushdo që  e ka marrë këtë iniciativë me i bë pyetje opinionit qytetar se ku duhet të jetë Ujmani, ku duhet të jetë Trepça, është një gabim që në fakt është edhe shkelje kushtetuese, pasi kufinjtë e Kosovës dihen dhe s’ka të drejtë t’i diskutojë askush” tha Xhavit Zariqi AAK.

Edhe në këtë debat nuk munguan gjaujtjet me fjalë ndërmjet përfaqësuesve politikë të PDK-së dhe AAK-së në lidhje me taksën ndaj Serbisë, ku përfaqësuesi i PDK deklaroi se taksa ndaj Serbisë duhet pezulluar, ndërkaq ai i AAK-së e ritheksoi qëndrimin e Kryeministrit Haradinaj, se taksa ndaj Serbisë duhet të mbetet derisa Serbia të mos e njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img