25,04,2024

Përpjekje për grushtshtet në Turqi – së paku 90 të vrarë e 1154 të lënduar

Must Read

Natën e së shtunës (16.07) Turqia është tronditur nga një puç ushtarak. Pjesë të ushtrisë kanë bërë përpjekje për të marrë pushtetin. Situata duket se është vënë nën kontroll, por gjendja nuk është stabilizuar.

Puç i papritur ushtarak në Turqi. Përpjekja ka dështuar, por gjendja mbetet kritike. Qeveria turke e cilësoi të dështuar përpjekjen e një pjese të ushtrisë për të marrë pushtetin në dorë. Ndërtesa e parlamentit turk është dëmtuar pas sulmeve nga ajri të puçistëve. Në përpjekjen për puç ushtarak në Turqi janë vrarë të paktën 90 vetë, bën të ditur agjencia turke e lajmeve, Anadolu. 1154 vetë janë lënduar. Sipas të dhënave nga qarqet qeveritare 1563 ushtarakë janë arrestuar në të gjithë Turqinë. Po ashtu në afërsi të pallatit presidencial ,avionë luftarakë kanë hedhur bomba. Edhe ndërtesa e Shërbimit Sekret Turk është sulmuar natën e së shtunës, bëjnë të ditur, përfaqësues të institucionit. Por kreu i Shërbimit Sekret, Hakan Fidan është dërguar në një vend të sigurtë.

Parlamenti turk në seancë të jashtëzakonshme

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka bërë thirrje për mbledhjen e parlamentit turk në një seancë të jashtëzakonshme. “Situata është gjerësisht nën kontroll”, tha ai.

Një gjeneral ndër puçistët është qëlluar për vdekje, bëri të ditur Yildirim. “Turqia nuk udhëhiqet nga ushtria”, citohet nga mediat kryeministri turk, i cili ka dhënë edhe urdhrin për të qëlluar avionin ushtarak të marrë peng. Ushtria do të ndryshojë radikalisht.

Gjenerali Ümit Dündar është vendosur përkohësisht si drejtues i shtabit ushtarak, bëri të ditur, agjencia turke e lajmeve, Anadolu. Në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit janë parë tanke dhe njerëz që vraponin në panik, kur dëgjoheshin të shtëna. Ndërkohë qytetarë të zemëruar e përkrahës të Erdoganit janë ngjitur në tanke apo i pengonin ata në rrugën e tyre, siç kanë treguar pamjet televizive. Në Stamboll ë afërsi të sheshit Taksim ushtarët janë parë se si dorëzoheshin në urëne Bosforit dhe merreshin në pranga nga policia.

E përditshmja zvicerane “Tages Anzeiger” e ka komentuar të shtunën kështu përpjekjen për puç në Turqi: “Për një kohë të gjatë dukej se Erdogan e kishte fituar luftën për pushtet me ushtrinë, edhe përmes proceseve spektakolare, jo edhe aq të pastra. Kur Erdogan ndërmori përpjekjen për të çuar Turqinë drejt Bashkimit Europian, ai e përdori këtë për të kufizuar kompetencat e ushtrisë. Madje parak pak javësh, u duk se ai bëri një hap afrimi me ushtrinë, duke ia rikthyer kompetencat, por me sa duket Erdogan ka bërë vlerësimin e gabuar për ushtrinë.”

turqi

turqi1

turqi2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img