19,03,2024

Përmes partneritetit publiko-privat parashihet ndërtimi i objektit të komunës

Must Read

Para dy muajsh komuna e Ferizajt inicoi procedurat e prokurimit për studimin e fizibilitetit për objektin e komunës dhe sheshin afër tij. Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se me këtë synojnë që komuna e Ferizajt të ketë edhe një objekt dhe në atë hapësirë të ndërtohen parkingje nëntokësore.

“Në kuadër të planifikimeve të Drejtorisë së Infrastrukturës ne ju kemi drejtuar Zyrës së Prokurimit për të filluar procedurat për studimin e fizibilitetit për objektin e komunës dhe për sheshin para komunës duke pasur për bazë Planin Zhvillimor të Komunës. Me anë të kësaj synojmë që varësisht prej studimit të fizibilitetit rekomandimet që vijnë nga ai të bëjmë atë që është e paraparë me Planin Zhvillimor Komunal, gjegjësisht zonën para komunës parkingje nëntokësore dhe nëse studimi i fizibilitetit në aspektin financiar na jep një kosto të mirë të realizueshme pse mos të kemi edhe një objekt të ri të komunës së Ferizajt, nuk është ideja e largimit, është ideja të kemi një objekt të ri për komunën e Ferizajt pa harxhim të parasë publike, por përmes partneritetit publiko-privat dhe investitorëve që vijnë në kuadër të partneritetit publiko-privat”, theksoi ai, transmeton Televizioni Tema.
Në Zyrën e Prokurimit në Ferizaj, thanë se tenderi i parë që kishte të bënte me këtë studim fizibiliteti është anuluar për shkak se nuk ka pasur ofertues, ndërsa ritenderimi do të jetë i hapur deri më 30 nëntor.

“Tek ne ka ardhur kërkesa për inicimin e procedurës për tenderin studimi i fizibilitetit të komunës dhe objektit të komunës, ne kemi filluar me procedura më 14 shtator, në tenderin e parë nuk kemi pasur asnjë ofertues dhe ne e kemi anuluar, ndërsa tani jemi në fazën e ritenderimit që e kemi shpallur më 8 nëntor dhe hapja e ofertave do të bëhet më 30 nëntor, nuk e dimë nëse ka ofertues, por më 30 nëntor deri në orën 12:00 do të bëhet aplikimi atëherë e dimë kush oferton”, tha Fehmi Reka, shef i Zyrës së Prokurimit.

Tenderi për studimin e fizibilitetit për objektin e komunës dhe sheshin afër tij është paraparë me një shumë prej 30 mijë eurosh, por kjo vlerë nuk është përfundimtare pasi mund të ndryshoj nga ofertuesi, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img