25,04,2024

Përmbyllet vizita e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu në Turqi, priten bashkëpunime me komunat turke

Must Read

Fundjavën e kaluar, i pari i Ferizajt, Agim Aliu udhëtoi në Republikën e Turqisë, në vizitë zyrtare në disa prej komunave turke, vizita këto me qëllim shkëmbimin e përvojave në nivelin lokal, inicimin e bashkëpunimit mes komunave përkatëse dhe Komunës së Ferizajt si dhe investimet e mundshme në territorin e komunës sonë. Në këtë vizitë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu takoi Kryetarin e Komunës Bayrampaşa, Atila Aydıner, Kryetarin e Komunës Gaziosmanpaşa, Hasan Tahsin Usta, Kryetarin e Komunës Eyüpsulltan, Remzi Aydın me ç ‘rast njoftoi këta të fundit për mundësitë që ofron Komuna e Ferizajt, resurset njerëzore dhe natyrore, ritmin e shpejtë të zhvillimit ekonomik, veçanërisht industrinë e lehtë, përparësitë gjeografike dhe afërsinë me shtetet fqinje, lehtësirat në të bërit biznes si dhe moshën e re të popullatës, fuqi punëtore.

Drejtuesit e komunave të lartcekura u impresionuan me ritmin e shpejtë të komunës sonë, përkatësisht hovin ekonomik që ka njohur ky territor pas përfundimit të luftës. Ata u shprehën të gatshëm të vendosin raporte pune me komunën tonë në disa fusha si: ekonomi, me theks të veçantë në industri, infrastrukturë, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin mjedisor dhe politikat e organizimit urban, praktikat e mira të zhvillimit të gjithmbarshëm arsimor dhe kulturor si dhe krijimin e një lidhje bashkëpunimi afatgjate në shkëmbimin e kapaciteteve humane, ekonomike e teknike.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu gjatë qëndrimit në Republikën e Turqisë u prit edhe në Asociacionin e Komunave Turke dhe organizata të tjera me shtrirje ndërkontinentale, ku pati rastin të njihet me formën e organizimit dhe veprimit të komunave anëtare të këtij mekanizmi, mundësitë që ofrojnë ato për bashkëpunim si dhe përparësitë e komunave gjegjëse. Ndër to, në këtë qëndrim të të parit të Ferizajt, në Stamboll, u vizitua edhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Gaziantep.

Këto komuna ku Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu zhvilloi takimet zyrtare me drejtuesit e tyre, përfaqësojnë miliona qytetarë turq të pozicionuar në Stamboll, kryeqendrën e zhvillimit ekonomik dhe skelën kryesore të qarkullimit të mallrave dhe njerëzve në linjën euro-azi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img