23,04,2024

Përkujtohet dëshmori Abdiselam Ahmeti

Must Read

Ferizaj.01.maj.2016 – Këtë të diele  në Ferizaj, familjarë, bashkëluftëtar dhe qytetar kanë bërë homazhe  tek varri i dëshmorit të kombit Abdiselam A.Ahmeti nga Gremja e Ferizajt.

Në ditën e rënies së dëshmorit Abdiselam A.Ahmeti  tek varrezat e dëshmorëve janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh.

Babai i dëshmorit, Aziz Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që kishin ardhur të nderojnë dëshmorin.

“Lavdi u qoftë të gjithë këtyre trimave të cilët dhanë jetën për atdhe.Të lumtë këta që  zgjodhën këtë rrugë dhe u flijuan për Liri,  e të cilët nuk do ti harron  asnjëherë Kosova dhe populli” tha Aziz Ahmeti, babai i dëshmorit.

Kujtim  nga koha e daljes së  Abdiselimt t’i bashkwngjitej UÇK-së evokoi edhe bashkëluftëtari  Sali Aliu.

”Ishte shumë i ri kur erdhi në shtëpinë time dhe kërkoi që ti bashkëngjitej Ushtrisë Çlirimtare. Aty e pyeta se a e dinë familja për këtë vendim të tij.Po, me lejen e nënës dhe babait jam këtu më tha Abdiselami.Nga aty jemi nisur për në Jezerc. Ishte një ushtar i zgjuar dhe i urtë.Por fati deshi që ai të bie në altarin e Lirisë” tha  Sali Aliu, bashkëluftëtar i Abdiselamit.

“Kur terrori serb morri përmasa të mëdha djemtë më të mirë të kombit rrokën armët që ne të jetojmë sot të lirë”  tha Saqip Rexhepi, nga shoqata e familjeve të dëshmorëve dhe baba i dëshmorit Besim Rexhepi.

13120699_1041848299195416_1957269756_o 13105898_1041848319195414_491593637_o 13112738_1041848359195410_1225744405_o 13120905_1041848439195402_1088616648_o 13148125_1041848472528732_1446593929_o 13112621_1041848525862060_1889447098_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img