18,04,2024

Përgjimet, arsyeja e tërheqjes së BDI-së

Must Read

bdi_6476

Vendimi për dorëheqjet e ministrave dhe zëvebdësministrave nga Qeveria e Maqedonisë nga mbledhja e mbrëmshme e Kryesisë së BDI-së, ka shkak publikimin e fundit të një telefonate, e cila është produkt sipas kësaj partie, e “laboratorëve të nëntokës”.

Ky është sqarimi i BDI-së, ndërkohë që nuk jepet asnjë detaj mbi hapat e ardhshëm të veprimit. Ajo që është zyrtare, është fakti se çdo gjë tashmë është në duart e kryetarit Ahmeti. Sipas komunikatës së BDI-së, procesi i publikimit të materialeve të përgjuara tashmë është komprometuar pasi ato po përdoren nga kriminelët për qëllime shantazhi e diskreditimi.

“Që nga nisja e zbulimit të përgjimeve joligjore nga opozita maqedonase, BDI-ja ka kërkuar që të publikohet çdo bisedë autentike joligjore që ka të bëjë me krim dhe keqpërdorim të detyrës, por në mungesë të materialeve të tilla të cilat denoncojnë korrupsionin ose krimin nga ana e anëtarëve të BDI-së, qendrat që e luftojnë BDI-në qysh nga viti 2002 po prodhojnë montime dhe fabrikime të përgjimeve të cilat janë absolutisht të papranueshme dhe paraqesin metodën më të ulët dhe jonjerëzore të sulmeve politi ke dhe personale”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga BDI kërkojnë që Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike të arrestojë falsifikatorët dhe shpërndarësit e përgjimeve të montuara, ndërkohë që publikisht ftojnë edhe prokurorinë speciale publike. Në komunikatë, theksohet se publikimi i materialeve audio, është si pasojë e mosrealizimit institucional dhe mosreagimit të drejtorive kompetente për të parandaluar degjenerimin e përpjekjeve të kësaj partie, për të vendosur sistem të kontrollit të ndërsjellë, si dhe hetimit institucional të përmbajtjeve të përgjimeve dhe bartjes së përgjegjësisë për çdo keqbërje mbi to.

“BDI-ja nuk merr asnjë përgjegjësi të vetme për daljen e situatës nga kontrolli institucional dhe mundësisë së zbatimit individual të gjyqësisë dhe drejtësisë. BDI-ja fton njëkohësisht edhe Prokurorinë Speciale që të kyçet menjëherë në hetimin e këtij krimi të rëndë i cili po synon dëmtimin personal publik të figurave shoqërore dhe po cenon edhe punën e këtij institucioni i cili ka përgjegjësinë ligjore për bisedat e përgjuara të cilat tashmë po tregtohen dhe po përpunohen në tregun e zi gjithandej në rajon”, thuhet më tej në komunikatë.

Prej ditësh tashmë, në rrjetet sociale shpërndahet një telefonatë, e pretenduar mes deputetes Ermira Mehmeti dhe zv/Kryeministrit Musa Xhaferi. Në një intervistë telefonike, Mehmeti deklaroi dje për televizionin Klan, se bëhet fjalë për montim, me qëllim diskreditimin e saj, madje kishte marrë edhe 3-4 oferta shantazhimi rreth këtij montimi.

“Unë them se ajo bisedë është një montazh e prodhuar nëpër laboratorët e nëntokës e përdorur për të më shantazhuar mua politikisht por besojë edhe financiarisht. Unë nuk dua të bëjë rolin e Prokurorit dhe as të Prokurorit Special. Unë kam bërë një denoncim që ata të përgjigjen. Unë nuk mund të mohojë se diku aty paraqitet edhe zëri im pasi duhet t’i jepet validitet i njëfarë vërtetësie të asaj videoje. Është pak sa absurde apo jo, në kohën kur unë pretendoj që të përjetshmit duhet të largohen nga pozicionet, unë bëhem viktimë e një lloj shantazhi” , deklaroi Ermira Mehmeti.

Ndërsa Mehmeti e ka ngritur rastin në Prokurori, në veprimin solidarizues të BDI-së për dorëheqjet kolektive, ilustrohet edhe uniteti, sipas partisë së Ahmetit, për mobilizim maksimal për të luftuar të keqen që përgatitet nga qendra të caktuara që nuk ia duan të mirën shqiptarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img