Editorial

Për presidentin të vendosë populli


Publikuar më:


Pazarllëku për presidentin, realisht nuk do të duhej të ishte as në diskutim në këtë kohë. Mungesa e reformës në këtë pikë po krijon krizë institucionale. Reforma për zgjedhje të drejtpërdrejtë ka filluar në vitin 2011. Përkundër punës së madhe në reformë zgjedhore, partitë asnjëherë nuk kanë shprehur gatishmëri për të kaluar këtë reformë.
Nomenklatura e dalë nga këto zgjedhje pa dallime pozitë dhe opozitë krahas reformës zgjedhore do të duhej që në këtë mandat të bënin edhe amandamentimin për zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi në zgjedhjen popullore.

Nga kjo zgjedhje aktuale e parit të shtetit del qartë se presidenti si institucion shtetëror ka dy kufizime, e para pa kompetenca të mjaftueshme dhe e dyta është aty pa votën e qytetarëve. Andaj duke qenë i zgjedhur në atë post pa votën e qytetarëve, me ose pa dashje keqpërdorët apo bëhet marionetë i shumicës parlamentare, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare.
Pse zgjedhja e presidentit direkt nga populli do të ishte zgjidhja më e mirë?
Fillimisht iu jepet mundësia qytetarëve të zgjedhin presidentin më votë të drejtpërdrejtë pa iu imponuar, pra do të ishte shumë demokratike sidomos në vendet siç janë shtetet ballkanike në një demokraci të brishtë. Edhe sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2012, zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit “është përmirësim i demokracisë”.
Arsyeja tjetër do të ishte qe populli të zgjedhin kandidatin që e vlerësojnë më shumë, duke anashkaluar mundësinë e imponimit partiak, qoftë ai nga shumica apo pakica parlamentare.
Në ketë mënyrë presidenti nuk mund të konsiderohet marionetë e shumicës parlamentare e votuar në kuvend, sepse ai i përgjigjet popullit e jo gishtave të deputetëve qe e kanë votuar. Në ketë mënyrë edhe deputet do të kishin me tepër respekt për presidentin, sepse ai nuk varët nga votat e tyre kuvend.
Në Kosovë roli i presidentit nuk është vetëm një rolë ceremonial, përkundrazi nga kompetencat që ka, realisht Kosova më shumë i ngjason sistemit SEMI-Presidencial se sa sistemit parlamentar, por meqenëse zgjedhja behet nga parlamenti fuqia e kësaj të dytës e determinon sistemin parlamentar. Vendet tjera fqinje përjashtimisht Shqipërisë që kemi përzgjedhjen e njëjtë, zgjedhja e presidentit bëhet direkt nga populli, por pothuajse me kompetenca të njëjta me të Kosovës.
Pra këto kompetenca kushtetuese që i gëzon ky institucion është koha që ne të ua dorëzojmë popullit ku me votat e tyre do të vendosnin vetë për njëshin e shtetit, ku respekti dhe fuqia e tij do të ishte shumë më e madhe se deri tani.

Shkruan; Selim Marvci

To Top