26,04,2024

Për një vit vetëm 100 mijë euro konfiskim i pasurisë të paligjshme

Must Read

img-4833

Numri i vogël i konfiskimeve, dhe mos përputhja e statistikave që japin institucionet që mirren me menaxhimin e konsifkimit she sekuestrimit të pasurisë së paligjshme në Kosovë, mbeten problemet kryesore të luftimit të kësaj dukurie.

Kështu kanë vlerësuar sot organizatat jo-qeveritare që monitorojnë punën në këtë drejtim. Nga një raport i nxjerrë prej organizatës “Çohu”, del se për vitin 2015 vlera e sekuestrimeve është 16 milionë, derisa ajo e konfiskimeve është 100 mijë euro. Hartuesit e raportit konsiderojnë se vlera e konfiskimeve është shumë e vogël dhe se institucionet po fokusohen më shumë në individë dhe jo në para.

Në tryezën e organizuar nga “Çohu”, ku edhe u bë prezantimi i raportit, u tha se suksesi në zbatimin e ligjit është zero.

Arton Demhasaj, i cili paraqiti raportin, tha se një problem i madh po qëndron edhe tek paraqitja e statistikave.

Demhasaj: Probleme me të dhënat statistikore

“Ka probleme të mëdha të të dhënave statistikore, ne kur kemi kërkuar të dhëna nga Agjensioni për Menaxhim të Pasurisë së Sekuestruar, prej zyrës së koordinatorit për luftimin e krimeve ekonomike, edhe nga Prokuroria e Shtetit, kemi vërejt se ka mos përputhje të të dhënave që ofrojnë. Pra ky është një problem gjeneral. Vlera e sekuestrimit është shumë e madhe krahasuar me konfiskim përfundimtar. Pra e pamë tek të dhënat e mëhershme, ishin diku 30 milionë euro në 2014-ën, të sekuestruara, ndërsa ato që kanë përfunduar me një konfiskim përfundimtar ishte vetëm 1 milion. Kjo ka tregu që më tepër po kushton procedura e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive, sesa vlera që konfiskohet”, tha Demhasaj.

Ai tha se për vitin 2014 janë diku rreth 31 milionë euro të pasurisë së sekuestruar, derisa rreth 500 deri në 1 milion, janë pasuri e konfiskuar. Për vitin 2015, Demhasaj tha se janë 16 milionë pasuri e sekuestruar, dhe 100 mijë pasuri e konfiskuar.

Lloji i pasurisë, sipas raportit të tyre, është shtëpi, banesa, paluajtshmëri dhe para.

Ndërsa, Fadil Bunjaku nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, tha se dallime në mes shifrave të raportuara nga institucionet përgjegjëse, do të ketë gjithmonë.

Bunjaku: Diferenca në statistika do të ketë gjithmonë

“Diferenca të statistikave mes institucioneve ekzistojnë, dhe do të ekzistojnë çdo herë, sepse jo të gjitha pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara administrohen nga Agjencia. Agjencia mban statistika vetëm për pasuritë që administrohen nga agjencia. Në administrim të pasurive të konfiskuara mirret edhe Administrata Tatimore e Kosovës, për pasuri që konfiskohen për shmangie të obligimeve tatimore, merret edhe Dogana e Kosovës”, tha Bunjaku.

Por sipas Betim Musliut nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, zgjidhja e kësaj është vetëm nëse institucionet koordinohen mes vete dhe dalin me shifra të sakta.

E ftuar në tryezë ishte edhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo e cila më shumë se gjashtë muaj po bojkoton punën në Kuvend dhe në komisione.

Për Haxhiun, mungesa e pakos ligjore është një nga arsyet pse korrupsioni e krimi i organizuar në Kosovë nuk po luftohet.

Haxhiu: Mungon pakoja ligjore për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Janë ngritur shumë mekanizma që kinse për të bërë që po luftohet krimi I organizuar dhe korrupsioni, por Kosova 17 vite pas luftës vendoset në majën më të lartë, pra në hierarkinë më të lartë të korrupsionit. Janë të paktën dy arsye përse krimi i organizuar dhe korrupsioni deri më tani nuk është luftuar. E para ka të bëjë me mungesën e pakos ligjore dhe mungesën e vullnetit politik për ta kompletuar këtë pak ligjore”, tha Haxhiu.

Aryseja tjetër, sipas deputetes Haxhiu, është kapja e institucioneve gjyqësore nga ekzekutivi.

Haxhiu: Sistemi gjyqësor është i kapur nga pushteti

“Mënyra e zgjedhjes së Thaçit president, flitet se janë dhënë terminale doganore, brenda pak minutave kanë ndryshuar votat e deputetëve prej Jo në Po, dhe ashiqare është pa se i është dhënë terminali doganor një deputeteje dhe familjes së saj, dhe nuk kemi asnjë veprim të prokurorisë. A nuk është kjo e kundërligjshme. Natyrisht që po. Është për keqardhje se si organi i ndjekjes nuk është marrë edhe me këtë proces, sepse jo vetëm terminal, por edhe janë me qindra raste të tjera të cilat prokuroria i ka neglizhua. Kjo sepse pushteti ekzekutiv kontroll pushtetin gjyqësor”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, nuk ka nevojë më për mekanizma shtesë, por duhet të ketë një organ të fuqishëm brenda prokurorisë, me prokurorë të profilizuar që do të mirren ekskluzivisht me rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në raportin e prezantuar u tha gjithashtu se ka pak raste që zhvillohen në gjykata dhe prokurori, e që kanë të bëjnë me konfiskim e sekuestrim.

E për këtë, gjyqtari nga Gjykata Supreme, Avdi Dinaj tha se gjykata kryen çdo çështje që i ofrohet.

Dinaj: Gjykata po e kryen e punën e saj

“Gjykata kryen çështjet penale të cilat vijnë në gjykatë. Çështjet në bazë të provave të administruara vendosë lidhur me çështjet konkrete. Zoti Demhasaj jepi kritikë rreth konfiskimit, unë po them publikisht se nuk ka vendim gjyqësor që është dasht me u shqiptua masa e konfiskimit të pasurisë, e që nuk është shqiptu” , tha Dinaj.

Në raportin e “Çohu” thuhet se nga viti në vit kanë hasur në shifra të ndryshme të konfiskimit të pasurisë./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img