26,04,2024

Për një vit 14 të vdekur nga aksidentet në trafik në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.31.12.2018. Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion gjatë vitit 2018 në rajonin e Ferizajt. Në këtë vit që po lëmë pas, u shënuan tri vrasje. Kështu u bë e ditur në një konferencë për media të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt Basri Shabani, tha se këtë vit është ulur dukshëm numri i aksidenteve dhe grabitjeve krahasuar me vitin 2017.

“Kemi pasur 3 vrasje gjatë këtij viti dhe që të 3 rastet janë zbuluar, ndërsa në vitin 2017 kemi pasur 2 vrasje. Tek grabitjet kemi pasur një rënie prej -10% dhe sa i përket grabitjeve në përgjithësi në Kosovë edhe tek ne kemi pasur si sfidë, megjithatë fatmirësisht krahasuar me vitin 2017 kemi pasur një rënie dhe shumica e grabitjeve janë të zbuluara. Po ashtu, objektiv ka qenë ulja e aksidenteve të trafikut që është sfidë në përgjithësi për Policinë e Kosovës. Kemi arritur që aksidentet me fatalitet t’i ulim nga 16 në 9, aksidentet me lëndime kemi –2.4%, aksidentet me dëme materiale -28.3%, ndërsa gjithsej aksidentet i kemi me -20%, ndërsa kur jemi tek personat e vdekur në vitin 2017 kemi pasur 18 persona të vdekur, ndërsa 14 persona të vdekur apo -22.2%”, tha Shabani.

Shabani tha se në vitin 2019 planifikojnë të vendosin radarë statik përmes së cilëve synojnë parandalimin e aksidenteve në trafik. Si sfidë që po i përcjell ndër vite, ai theksoi veturat e parkuara nëpër trotuare të cilat po ua vështirësojnë lëvizjen qytetarëve.

“Sa i përket parkingjeve është goxha sfidë edhe për ne kjo për shkak edhe të infrastrukturës nëpër qytetet tona duke e ditur se mungojnë hapësirat publike për parking të automjeteve, megjithatë nuk është arsyetim që të bllokohen trotuaret dhe të rrezikohen këmbësorët dhe kjo mbetet një sinjal për ne që t’i kushtojmë rëndësi më shumë parkingjeve të parregullta dhe lirimin e trotuareve. Ndërsa sa i përket monitorimit të kamerave dhe shfrytëzimit të tyre mund të them me përgjegjësi se ne përpiqemi në maksimum t’i shfrytëzojmë. Ato kanë ndikuar diku për 10% në parandalim të rasteve dhe kanë ndihmuar në zbulueshmëri të rasteve, ndërsa për të monitoruar  dhe për të parandaluar përmes kamerava diçka është  problem derisa nuk kemi radarë statik të vendosur, vetëm në atë mënyrë do të kishte efekt pozitiv edhe parandalim kur i kemi radarët statik, por unë mund të them se në janar të vitit të ardhshëm është një donacion nga shteti hunagrez dhe fillon montimi dhe vendosja e radarëve statik në të gjitha rrugët magjistrale dhe në ato rajonale”, tha Shabani.

Policia e Ferizajt apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festimit të ndërrimit të moteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img