25,04,2024

Për liberalizim të vizave, Haradinaj thotë se është bërë e vështirë t’i besohet BE-së

Must Read
Kryeministri Ramush Haradinaj duke se e ka humbur besimin te zyrtarët e Bashkimit Evropian.

I pyetur nëse liberalizimi i vizave është duke u ndërlidhur me procesin e dialogut dhe heqjen e taksës, Haradinaj ka thënë se është bërë e vështirë t’iu besohet zyrtarëve evropianë, pasi mund të kenë kërkesa të reja, raporton KTV.

Edhe një herë tjetër kryeministri Haradinaj ka thënë se është e paarsyeshme që t’i thuhet Kosovës të plotësojë kushte për të vazhduar dialogun.

Qeveria e ka emëruar në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Betim Reçicën.

Ndërkaq, në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se javën e ardhshme në Beograd, ministrat e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë marrëveshje për heqje të tarifave roamingut deri në korrik të vitit 2021.

Lluka ka thënë se gjatë muajit prill do të përzgjidhet kompania për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Kjo temë bëri që diskutimi ndërmjet kabinetit qeveritar të vazhdojë pa zë, pasi u ndalën mikrofonat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img