24,04,2024

Për keqpërdorim të pozitës- autoritetit, gjykata dënon ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj ka gjobitur sot me 6 mijë euro ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj Faik Grainca, i akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit.

Kryetarja e Trupit Gjykues , Kadrie Goga Lubishtani, të pandehurin e shpalli fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit i zëvendësohet me dënim me gjobë, si dhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej një viti.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se F.G. akuzohet se më 01.09.2016 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar, i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat e tij duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore personit tjetër, përkatësisht pronarit të një bastore sportive, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se subjekti afarist-bastorja sportive, nuk i plotëson kushtet për të ushtruar veprimtarinë, i njëjti lëshon pëlqimin, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 66 paragrafi 2.4 të Ligjit për Lojërat e Fatit, i cili përcakton distancën ndërmjet subjektit të lojërave të fatit dhe objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, me që në distancë prej 155 metra gjendet çerdhja e fëmijëve .

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img