26,04,2024

Pelegrinë të shumtë në Bethlehem për të festuar lindjen e Krishtit

Must Read

Mijëra pelegrinë nga e gjithë bota u mblodhën në sheshin Manger të Bethlehemit për të festuar Krishtlindjen. Radhë të gjata u formuan tek Kisha e Lindjes, ku besimtarët dëshirojnë të vizitojnë vendin e quajtur “Guva e Lindjes”, ku mendohet se ka lindur Jezusi.

Laura Gaudio udhëtoi për këtë që nga shteti amerikan, Ohio.

“Është vërtet e mrekullueshme. Është një nga gjërat më të mira për mua të vizitoj vendin që kaq shumë të krishterë kanë adhuruar prej shekujsh. Mendoj se e gjithë energjia e qytetit është vërtet e veçantë”, thotë ajo.

Djem dhe vajza skautiste palestineze çelën festimet mbrëmjen e djeshme, me një marshim festiv përmes sheshit Manger. Ata mbartnin flamuj palestinezë ndërsa kaluan përpara një peme gjigande krishtlindjesh të veshur në ngjyra të florinjta, përballë Kishës së lashtë të Lindjes.

Brenda kishës së ndërtuar në shekullin e katërt, pelegrinët prisnin sot në radhë të gjata për të vizituar “Guvën e Lindjes”, vendin ku sipas shkrimeve të krishtera mendohet se lindi foshnja Jezus. Vizitorët ecnin përgjatë një shkalle të ngushtë kalldrëmi deri në shpellën e mbushur plot me njerëz, me tavanin të nxirë prej qirinjve që janë ndezur aty ndër shekuj.

“Ishte shumë emocionale dhe një bekim i vërtetë në atë vend”, thotë Bethany Walker nga Afrika e Jugut, e cila u përlot ndërsa qëndronte në vendin e shenjtë. “Është sikur t’i zgjasësh dorën foshnjes dhe ta mirëpresësh në këtë botë.”

“Është një ndjesi e mrekullueshme. Ky vend është vërtet i shenjtë. Është vendi ku ka lindur Jezusi dhe ndjehem i bekuar”, thotë Francis Agcang, që ka ardhur nga Filipinet. “Ndjesia e bekimit të qarkon; të mbush shpirtin dhe të pastron gjithçka.”

Një hapësirë e shenjtë

Për ata që besojnë, guva krijon lidhjen ndërmjet besimtarëve të krishterë, që nga e shkuara e largët dhe deri në ditët tona.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është se çapitesh në gjurmët e pelegrinëve që kanë ardhur këtu prej shekujsh nga e gjithë bota”, thotë Oliver Catel, një murg katolik nga Franca. “Vendi është i shenjtë pasi shumë njerëz vijnë këtu për të adhuruar. Është vërtet eksperienca e Kishës që vjen të adhurojë Jezusin, këtë foshnje që erdhi për të na shpëtuar.”

Në Tokën e Shenjtë, feja dhe politika nuk janë kurrë larg njëra-tjetrës. Për Autoritetin Palestinez, që organizoi aktivitetin, kjo ishte një tjetër Krishtlindje nën pushtimin izraelit. Por, kryebashkiakja e Bethlehemit, Vera Baboun, këmbëngul se është megjithatë një Krishtlindje e gëzuar.

“Ne lutemi për paqe; jo vetëm për ne që na mungon paqja, por ne lutemi për të gjithë botën”, i tha Zërit të Amerikës zonja Baboun, e cila është para kryetare bashkie e qytetit Bethlehem.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img