Lajme

PDK thotë se RTK ka thyer heshtjen zgjedhore për zgjedhjet ne Drenas


Publikuar më:


PDK me anë të një komunikate ka  vlerësuar se ritransmetimi i debatit në ditën e heshtjes zgjedhore, është shkelje e rëndë e heshtjes zgjedhore, ligjit për zgjedhje lokale, kodit etik dhe kodit zgjedhor.

“RTK ka ritransmetuar debatin e zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit, sot, kur heshtja zgjedhore është në fuqi”.

“PDK i bën thirrje televizionit publik që mos të bie nën ndikimin e subjekteve politike që kanë për qëllim manipulimin e publikut përmes mediave, ndërsa fton që edhe subjektet politike por edhe mediat të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe kodin zgjedhor”, thuhet në komunikatë transmeton lajmi.net.

Në këtë debat sikur edhe në të gjitha tjerat nuk ka qenë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

.

Comments
To Top