23,04,2024

PDK në Ferizaj: Qeveria komunale po shkatërron arsimin ferizajas

Must Read

Një një komunikatë lëshuar nga RDK, dega në Ferizaj ka akuzuar qeverinë komunale se me rritjen e numrit të nxënësve nëpër paralele po pamundëson zhvillimin e rregullt të procesit mësimorë nëpër shkolla.
Komunikatën e plotë lëshuar nga RDK dega në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim:

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe Drejtori i Arsimit Muhamet Halili janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit dhe degraduesit kryesor të arsimit në qytetin tonë. Përveç se është banalizuar çështja e punësimeve të pamerituara në këtë sektor e në raste të shumta duke ndarë normat përgjysmë për të punësuar dy persona për një vend pune, ata kanë mbushur shkollat me nxënës të cilët nuk janë pranuar në mënyrë të rregullt e që për Kryetarin janë pothuajse blerje publike e votave.

14463273_1121790241241970_3867206750957906694_n

Rritja e konsiderueshme e numrit të nxënësve nëpër shkollat e mesme të Ferizajt e posaçërisht në Gjimnazin “Kuvendi i Arbrit” dhe “Dr. Shaban Hashani” është një shqetësim mjaft i madh i cili është aktual që nga ardhja në pushtet e Kryetarit mashtrues dhe keqpërdorues Muharrem Svarqa. Ne kemi përcjellë me vëmendje të plotë interesimin e vonshëm të mediave për tu marr me një gjë të tillë edhe pse thirrjet nga ana jonë nuk kanë munguar, bile nganjëherë kanë qenë edhe të tepruara. Këtë gjë çdo herw e kemi pritur me shqetësim duke konsideruar se kemi hasur shpeshherë në veshë të shurdhër për të gjetur aleat në ruajtje dhe respektim të ligjit.

Rinia Demokratike – Dega në Ferizaj, shqetësimin e stërngarkimit të paraleleve në të dy Gjimnazet në Ferizaj e ka paraqitur përmes disa fotografive që janë postuar më 27 tetor 2015 (të cilat mund t’i gjeni në foto-albumet në faqen tone zyrtare: Rinia Demokratike e Kosovës – Ferizaj), që do të thotë se është dashur 1 vit i tërë që këtë shqetësim mediat ta marrin seriozisht dhe ta transmetojnë tek publiku i gjerë. Veprimet e tilla përveç që janë blerje ilegale e votave, ato janë shkelje flagrante të ligjit dhe të gjithë shkelësit patjetër se duhet të përballen me të.

Ne i bëjmë thirrje publike prokurorisë së shtetit që të ngris hetimet ndaj Drejtorit të Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili dhe Kryetarit Muharrem Svarqa, për keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila është e ndaluar me ligj dhe konsiderohet si vepër penale. Provat dhe materialet janë në tryezë, pra videot e mediumit Klan Kosova dhe dokumentet e bashkangjitura të cilat siç e cekëm edhe më lartë, janë publikuar një vit më parë.

Ne besojmë fuqishëm që organet ligjore do të hedhin hapin për ti ndalur këto shkelje sepse ligjet janë miratuar nga Institucioni më i lartë i shtetit dhe si të tilla, detyrimisht duhet të respektohen pa marr parasysh pozicionin të cilin kemi. Askush nuk duhet dhe nuk do të mundet të jetë mbi ligjin, koha e ndëshkimit të shkelësve po vije!

14581487_1121790224575305_4145471165819253894_n 14463273_1121790241241970_3867206750957906694_n 14520441_1121790211241973_5868929163442764758_n-1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img