29,03,2024

PDK në Ferizaj në vlugun e zgjedhjeve të brendshme

Must Read

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj është në vlugun e zgjedhjeve të brendshme për të rikonsoliduar strukturat e saja drejtuese në të gjitha nëndegët dhe për të përfunduar me zgjedhjet në degë, përkatësisht tek kryetari, kryesia dhe këshilli i degës.

Kryetari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, pjesëmarrja e të cilit ishte e padyshimtë në këto aktivitete zgjedhore partiak, mbrëmë  iu drejtua nga vendlindja e tij, anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës jo vetëm të fshatit Balaj por edhe më gjerë duke vënë theksin në një dhe vetëm një qëllim të këtij procesi zgjedhor, nxjerrjen e strukturave të reja, të këtij subjekti politik në Ferizaj.

Në vazhdim janë disa nga aktivitetet e  zhvilluara nga ky subjekt politik nëpër nëndegët e sajë në komunën e  Ferizajt

Florim Salihu zgjedhet  kryetar i nëndegës së PDK-së në Balaj

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj është në vlugun e zgjedhjeve të brendshme për të rikonsoliduar strukturat e saja drejtuese në të gjitha nëndegët dhe për të përfunduar me zgjedhjet në degë, përkatësisht tek kryetari, kryesia dhe këshilli i degës.

Këtij standardi të lartë organizativ, zgjedhje model, po i prinë vet i pari i PDK-së në Ferizaj, njëherit Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Mbrëmë, për një kuvend të tillë zgjedhor u mblodhën qindra anëtarë, simpatizantë e qytetarë në Balaj për të zgjedhur kryetarin e ri, kryesinë dhe delegatët e kësaj nëndege.

Kryetari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, pjesëmarrja e të cilit ishte e padyshimtë në këtë aktivitet zgjedhor partiak, iu drejtua nga vendlindja e tij, anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës jo vetëm të fshatit Balaj por edhe më gjerë duke vënë theksin në një dhe vetëm një qëllim të këtij procesi zgjedhor, nxjerrjen e strukturave të reja, shpresëdhënëse e të motivuar për ta fuqizuar akoma më tej PDK-në e Ferizajt.

Madje, ai identifikoi qeverisjen e tij me një shprehje që lartëson dhe shpërfaqë moralin politik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të tij personalisht, duke e quajtur qeverisjen me sinqeritetin e një fëmije dhe pjekurinë e një të rrituri. Ai gjithashtu, tha se Balaj ishte dhe mbetet model në shumë prej proceseve historike, duke përmendur jubileun e 30-të të sivjemë të Demonstratave të Grave të Balajve, të cilat jehuan zërin e lirisë dhe shpërfaqën publikisht guximin e gruas shqiptare, për të cilat tha se kabineti dhe administrata e tij po punojnë në jetësimin e dinjitetshëm të përkujtimit të kësaj ngjarje.

Tutje, me shumicën e votave, të pjesëmarrësve në këtë kuvend zgjedhor, pas propozimeve të ndryshme u zgjodh struktura e re drejtuese e nëndegës së PDK-së në Balaj me kryetarin e ri Florim Salihun. Në kryesi nga të pranishmit u votua që të jenë përfaqësues nga të gjitha lagjet e Balajve që rezultoi me këta anëtarë të kryesisë së nëndegës: Sandra Tahiri, Ardian Sadiku, Elisona Tahiri, Granit Sadiku, Shaip Salihu, Albana Zeqiri,Florent Aliu, Liridon Nuhaj, Florim Nuha, Ramiz Hoxha dhe fare në fund u votua me shumicë votash edhe për delegatët në kuvendin zgjedhor të degës nga fshati Balaj në këtë përbërje: Njazi Salihu, Armir Aliu, Albana Zeqiri, Jetlira Sadiku, Ilmi Sadiku.

Balaj dha edhe mbrëmë shembullin e përkushtimit qytetarë dhe angazhimit për të mirën e përbashkët, duke vendosur një standard të ri politik, të vendimmarrjes direkte dhe përfaqësimit dinjitoz në strukturat partiake. Qindra të mbledhur në këtë kuvend zgjedhor, duartrokitën sukseset e qeverisjes lokale të udhëhequra nga bashkëvendasi i tyre Agim Aliu, që edhe njëherë dëshmon sa më sipër se Balaj ka dhënë dhe po jep gjatë gjithë proceseve historike, personalitete të dashura për qytetarët, me kredibilitet të lartë publik e përfaqësuese e guximtare në proceset vendimmarrëse.

Nëndega e PDK-së në Nikadin me kryesi të re me Kryetar Naim Matoshi

Në shkollën e fshatit “Riza Matoshi” në Nikadin është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëdegës së PDK-së ku janë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse në këtë nëndegë.

Te pranishem ishin Kryetari i komisonit lokal zgjedhor të PDK-së në Ferizaj, z. Gazmend Bytyçi, Arian Imeri shef i grupit Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, Skender Ferizi anëtar i Kryesisë së Degës, Flora Abdullahu anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Fisnik Bislimi kryetar i RDK-së dhe Shkumbin Nebihu nga Komisioni zgjedhor qëndror,

Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Naim Matoshi.

Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 2 delegat që do të përfaqësoj këtë Nëndegë në kuvendin zgjedhor të degës.

Nëndega e PDK-se në Talinoc të Jerlive me kryesi të re me Kryetar Bejtush Mustafa

Në fshatin Talinoc të Jerlive është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëdegës se PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.
Te pranishem ishin Kryetari i komisonit lokal zgjedhor të PDK-së në Ferizaj, z. Gazmend Bytyçi, Arian Imeri shef i grupit Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, Skender Ferizi anëtar i Kryesisë së Degës, Flora Abdullahu anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Fisnik Bislimi kryetar i RDK-së dhe Shkumbin Nebihu nga Komisioni zgjedhor qëndror, Të pranishmit i përshëndeti në emër të KLZ dhe kryesisë së Degës z Gazmend Bytyçi, i cili në fjalën e tij ka falenderuar strukturat deritanishme dhe qytetarët e fshatit Talinoc të Jerlive per kontributin e tyre politik dhe kombëtar.
Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Bejtush Mustafa Inxhinier i diplomuar.
Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 3 delegat që do të përfaqësoj këtë Nëndegë në kuvendin zgjedhor të degës.

Nëndega e 4 e PDK-së në qytet zgjodhi Kryetar Msc. Elbasan Osmanin

Me një pjesemarrje masive të anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të Nëndegës së 4 të qytetit është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëndegës se PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.

Te pranishem ishin anetare te Komisionit Lokal Zgjedhor, z. Ilir Orllati,- nënkryetar për qështje organizative z. Valon Eshrefi, z. Elbasan Osmani, znj. Hanife Salihu-Kryetare e GDK-së dhe kordinatori per rajonin e Ferizajt z. Ilir Gashi.
Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Elbasan Osmanin ekspert i integrimeve evropiane.

Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 8 delegat që do të përfaqësojnë këtë Nëndegë në kuvendin zgjedhor të degës.

Dr. Xhevdet Haxhidema zgjedhet Kryetar i Nëndegës së PDK-se në Manastirc

Në fshatin Manastirc është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.
Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Dr. Xhevdet Haxhidema.
Kuvendi i nëndegës zgjodhi edhe 3 delegat për Kuvendin e Degës.

Nezir Berisha zgjedhet Kryetar i Nëndegës së PDK-se në Dardani

Në fshatin Dardani është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëndegës se PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.

Te pranishem ishin Kryetari i komisonit lokal zgjedhor të PDK-së në Ferizaj, z. Gazmend Bytyçi, Arian Imeri shef i grupit Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, Skender Ferizi anëtar i Kryesisë së Degës, Flora Abdullahu anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt dhe Shkumbin Nebihu nga Komisioni zgjedhor qëndror,.

Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Nezir Berisha.

Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 3 delegat që do të përfaqësojnë këtë Nëndegë në kuvendin zgjedhor të degës.

Musli Ramadani zgjedhet Kryetar i Nëndegës së PDK-se në Komogllavë

Me një pjesemarrje masive të qytetarëve në fshatin Komogllavë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëndegës se PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.

Te pranishem ishin Nënkryetari për qështje organizative i PDK-së dhe ish Kryetar i Komunës së Ferizajt z. Bajrush Xhemaili, Gjeneral Imri Ilazi nënkryetar i Degës së PDK-së në Ferizaj, Kryetari i komisonit lokal zgjedhor të PDK-së në Ferizaj, z. Gazmend Bytyçi, Arian Imeri shef i grupit Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, Skender Ferizi anëtar i Kryesisë së Degës, Flora Abdullahu anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt dhe Shkumbin Nebihu nga Komisioni zgjedhor qëndror, Të pranishmit i përshëndeti në emër të PDK-së dhe Kryetarit Kadri Veseli z. Bajrush Xhemaili, i cili në fjalën e tij ka falenderuar strukturat dhe qytetarët e fshatit Komogllavë per kontributin e tyre politik dhe kombëtar , z. Xhemaili në fjalën e tij ftoi të pranishmit që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor dhe nëpërmjet votës së lirë të zgjedhen apo të zgjedhin strukturat të cilat do të kontribuojnë në Dekaden e Re, si platformë gjithëpërfshirëse dhe si alternative e vetme politike për të zhvilluar dhe integruar shoqërinë tonë.

Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Musli Ramadani, biznesmen i sukseshëm.

Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 11 delegat që do të përfaqësojnë këtë Nëndegë në kuvendin zgjedhor të degës.

Nëndega në PDK-se në Neredime të Ulët zgjodhi Kryetar Bedri Aliun

Me një pjesemarrje masive të qytetarëve në fshatin Neredime të Ulët është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëndegës se PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.

Te pranishem ishin Kryetari i degës PDK-se ne Ferizaj, njeherit Kryetar i Komunes se Ferizajt z. Agim Aliu dhe anetare te Komisionit Lokal Zgjedhor, z. Ilir Orllati,- nënkryetar për qështje organizative z. Valon Eshrefi, z. Elbasan Osmani, znj. Hanife Salihu-Kryetare e GDK-së dhe kordinatori per rajonin e Ferizajt z. Ilir Gashi.

Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Bedri Aliu.

Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 3 delegat që do të përfaqësoj këtë Nëndegë në kuvendin zgjedhor të degës.

Nëndega e PDK-se në Dremjak me kryesi të re me Kryetar Afrim Shahinin

Në fshatin Dremjak është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëdegës se PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.

Te pranishem ishin Kryetari i komisonit lokal zgjedhor të PDK-së në Ferizaj, z. Gazmend Bytyçi, Arian Imeri shef i grupit Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, Skender Ferizi anëtar i Kryesisë së Degës, Flora Abdullahu anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt dhe Shkumbin Nebihu nga Komisioni zgjedhor qëndror, Të pranishmit i përshëndeti në emër të KLZ dhe kryesisë së Degës z Gazmend Bytyçi, i cili në fjalën e tij ka falenderuar strukturat deritanishme dhe qytetarët e fshatit Dremjak per kontributin e tyre politik.

Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Afrim Shahini.

Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 3 delegat që do të përfaqësoj këtë Nëndegë në kuvendin zgjedhor të degës.

Kuvendi Zgjedhor i Nëndeges së PDK-se ne Jezerc zgjodhi Kryetar Nazmi Hajdarin

Ne fshatin Jezerc është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nendeges se PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.
Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 9 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Nazmi Hajdari, jurist diplomuar.

Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 3 delegat që do të përfaqësoj këtë lokalitet në kuvendin zgjedhor të degës.

Nëndega në PDK-se ne Greme me kryesi të re me Kryetar biznesmenin Burhan Mani

Ne fshatin Greme është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nemdeges se PDK ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse në këtë nëndegë.

Te pranishem ishin Kryetari i degës PDK-se ne Ferizaj, njeherit Kryetar i Komunes se Ferizajt z. Agim Aliu, Deputetja e parlamentit te Kosoves znj. Mexhide Mjaku-Topalli dhe anetare te Komisionit Lokal Zgjedhor, z. Ilir Orllati,- nënkryetar për qështje organizative z. Valon Eshrefi, z. Elbasan Osmani, znj. Hanife Salihu-Kryetare e GDK-së dhe kordinatori per rajonin e Ferizajt z. Ilir Gashi, z Aliu ne fjalen e tij ka falenderuar qytetarët e fshatit Greme per kontributin e tyre ne te gjitha dekadat, të cilët me shumë entuziazëm po bëhen pjesë e Dekadës së Re, si platëformë gjithëpërfshirëse dhe si alternative e vetme politike për të zhvilluar dhe integruar shoqërinë tonë.

Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarëve ndërsa Kryetar u zgjodh Burhan Mani biznesmen.

Poashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 11 delegat që do të përfaqësojne këtë lokalitet në kuvendin zgjedhor të degës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img