20,04,2024

PDK në Ferizaj: Falë punës së mirë të Agim Aliut edhe zëri opozitaresk ka munguar

Must Read

Agim Aliut i është besuar nga partia edhe një mandat për të udhëhequr Komunën e Ferizajt, për të cilën dega e PDK’së në Ferizaj beson fuqishëm se Aliu do ta udhëheqë komunën edhe për katër vite, shkruan Gazeta Metro.

Aliu menjëherë pas ri-kanidimit ka formuar shtabin zgjedhor të propozuar nga kryesia e degës. Shtabi ka marrur besimin e të gjithë strukturës dhe tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale në tetor.

Elbasan Osmani, anëtar i kryesisë së PDK’së në Ferizaj në një prononcim për Metron ka thënë se Ferizaj e do Aliun, edhe për një mandat, dhe kjo falë premtimeve të cilat sipas tij të gjitha i ka realizuar, madje siç shprehet ai “edhe zëri opozitaresk nuk ka qenë prezent”, për shkak të punën të mira.

“Të gjithë qytetarët e Ferizajt janë dëshmitarë të një mandati transformues të Kryetarit Agim Aliu. Janë realizuar projekte pafund, në çdo cep të Komunës së Ferizajt, në një qeverisje me duar të pastra, prandaj dhe zëri opozitaresk nuk ka qenë prezent, krejt kjo në saje të punëve të mira që janë bërë nga Kryetari Agim Aliu”, ka thënë Osmani për Metron.

Tutje ai ka theksuar edhe pse akoma nuk janë zyrtarizuar të gjithë kundërkandidatët e Aliut, një gjë dihet se ky i fundit do të fitojë në Ferizaj.

“Sa kam informacion, deri më tani subjektet e tjera ende nuk janë përcaktuar për kandidatët për kryetar, por bazuar në faktin që premtimet elektorale të vitit 2017 janë përmbushur kaherë, jam i bindur që qytetarët e Ferizajt janë përcaktuar për drejtimin e tyre në zgjedhjet e tetorit. Pavarësisht se kush pritet të jetë kundërkandidat, fituesi i zgjedhjeve tashmë dihet”, thotë Osmani.

Sipas anëtarit të PDK’së, të gjitha sondazhet e çesin të parin Aliun, madje sipas tij kryetari i tanishëm do të fitojë pa balotazh në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

“Bazuar në opinionin e përgjithshëm qytetar dhe në sondazhe të cilat realizohet herë pas here, Kryetari Agim Aliu bindshëm i prinë garës për të parin e Ferizajt edhe për mandatin e dytë. Qytetarët kanë orientuar bindjet e tyre dhe fitorja e Agim Aliut pritet të jetë në raundin e parë (pa balotazh). Në Ferizaj janë realizuar shumë projekte të mëdha e së fundmi edhe kryevepra që është përcjellur me fokus të veçant nga e gjithë Kosova “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast qarkullimi i komunikacionit dhe qytetarëve është lehtësuar dukshëm, prandaj edhe rezultati nuk ka si të jetë ndryshe, qytetarët zgjedhin atë që vërtet punon, që realizon çka premton dhe premton çka realizon!”, përfundon Osmani.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur në Ministrinë e Financave planifikimin buxhetor për organizimin e këtyre zgjedhjeve, e që është mbi 7 milionë euro. Ndërsa, ky institucion ka ofruar shumën për rreth 3 milionë euro më pak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img