27,04,2024

PDK: Kundër reagim ndaj reagimit të LVV në Ferizaj

Must Read
Në kundër reagimin e LVV të Ferizajt vlojnë në mënyrë të paskrupullt një varg të pavërtetash, gënjeshtrash e insinuatash të nivelit shumë te ulët njerëzor, që i drejtohen deputetit Elmi Reçica dhe njëherit edhe Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Dilema jonë, pas leximit të kundër reagimit të LVV, vërtetë qe e madhe: ta injorojmë apo t’i përgjigjemi pohimeve abuzive, tendencioze dhe aspak objektive, sepse ata me imagjinatën e tyre të sëmurë i rrënojnë me paturpësi përpjekjet shumë serioze të z. Elmi Reçica dhe të PDK-së që vërtetë janë shumë të prekshme në sferën e arsimit, shëndetetësisë, projekteve infrastrukturore e shumë të tjera, me motivin kryesor misionar: promovimin e vlerave dhe zhvillimin e Ferizajt sipas slloganeve reale për transformimin e tij në qendrën më të fuqishme dhe më përfaqësuese ekonomike, turistike, arsimore në nivel shteti.
Rezultatet e punës se Elmi Reçicës dhe të PDK-së nuk i pranojnë dhe nuk i shohin njerëzit me paragjykime të mbrapshta, njerëzit miop, të cilët në mënyrë permanente i ngatërrojnë antivlerat me vlerat, të cilave u ka pri dhe i prinë në vijimësi në mënyrë shumë njerëzore e profesionale deputeti Elmi Reçica me PDK-në. Fatkeqesisht LVV një kohë të gjatë merret paturpësisht me degradimin e figurave të shquara politike e kombëtare, që nuk kanë asgjë të përbashkët me veprimet skandaloze të pjestarëve të LVV, që për opinionin janë shumë të njohura dhe njëkohësisht tejet të dëmshme. Këtë të vërtetë e di mirëfilli LVV por fatkeqësisht nuk kanë guxim qytetarie që t’ia thonë opinionit.
Me keqardhje të madhe pohojmë se LVV duhet ta ndërrojë në mënyrë eksplicite angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve jetësore, ekonomike e politike të Republikës së Kosovës.

Po e themi sinqerisht, madje me sinqeritetin e nivelit më të lartë jemi tejet të indinjuar me sjelljet, veprimet e konkluzionet e LVV, të cilat i di jashtëzakonisht mirë opinoni ynë. Do të ishte shumë njerëzore e kombëtare që LVV angazhimin e saj ta vejë në binarë të mirëqenies njerëzore, duke harruar njëherë e përgjithmonë se vlerësimet kuturu e skandalet jo-njerëzore, që i njeh opinion ynë, t’i ndërpres. Bota e civilizuar e ka të qartë se nuk mund te ecet përpara me veprime të pamatura, që janë pjesë përbërëse e angazhimit të LVV.

Urojmë që LVV t’i qaset shtigjeve të punës së mbarë e jo veprimeve aventuriere, që bota e qytetëruar njëherë e përgjithmonë i ka vlerësuar të dëmshme, por LVV nuk e ka të qartë se dëmet që ia sjellin shoqërisë shqiptare, ato njëherit edhe e njëllosin veprimin politik të kësaj partie.

Është një parim i njohur njerēzor e intelektual që ata të cilët kritikojnë vend e pa vend t’i korigjojnë veprimet e tyre në frymën e një sentenceje latine, e cila tekstualisht thotë: “medice, cura te ipsum” (mjek shëro vetveten). Nuk jemi shumë të sigurtë se LVV a do të shërohet nga sëmuarja shëndetësore politike që po e ndjek atë në vijimësi, hap pas hapi. Nga kjo sëmundje e rrezikshme nuk vuan PDK-ja, prandaj këshilla jonë që të transformohet në kuptimin pozitiv LVV është shumë e sinqertë, pa asnjë fije djallëzie.

Urojmë që LVV njëherë e përgjithmonë t’i qaset vlerave e jo gënjeshtrave e imputimeve që i mveshin angazhimeve të dëvotshme e serioze të deputetit Elmi Reçica dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK Dega në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img